Advertisements

ZBULIM ARKEOLOGJIK INTERESANT NGA NJË LOKALITET AFËR UGLARIT TË GJILANIT

Në lokalitetin “Lugu i shpellës” nja 1 km nga Banja e Uglarit është gjetur një pllakë prej argjile me dimensione 35,5X27X2,5 cm.
Në këtë pllakë janë paraqitur dy kulla”binjake” mbrojtëse, porta kryesore hyrëse apo “porta praetoria” dhe muret rrethuese të ndonjë kampi ushtarak qe ka qene i vendosur në këtë rajon.Numri romak IV i skalitur në në mes të pjesës së poshtme të pllakës lejon mundësinë që kemi të bëjmë me paraqitje të kampit të ndinjë reparti të Legio IV Flavia Felix e cila së bashku me Legio VII Claudia ishte prezente në Dardani Romake gjatë periudhës së okupimit romak.Në anën e pasme pllaka ka një dekorim të punuar me gishtërinj të dorës. Pllaka datohet ne shek.II/III të erës sonë dhe paraqet një vepër artistike të punuar sipas të gjitha gjasave, nga ndonjë pjesëtar i ushtrisë romake, e cila për shkak të veçorive që i ka, nuk ka analogji në rajon./Prof.Dr.Naser Ferri/Kosovas Archäologie


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.