Advertisements

Zhuga serish merr hov në Kosovë

Zgjeba (zhuga ,siç quhet në popull) megjithëse nuk ka pushuar kurr së egzistuari ndër ne,për një kohë ishte bërë e rrallë.Por kohëve të fundit ka filluar të paraqitet më shumë,saqë është bërë shqetësuese edhe për personelin mjeksor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,ku këtë vit nga kjo sëmundje kanë kërkuar trajtim mbi 300 persona të infektuar.

Pëderisa, zyrtarë të Inspektoratit Sanitar të Kosovës i thanë Radio Kosovës se nuk janë të njoftuar nga institucionet shëndetësore për këtë Rritja e numrit të të infektuarve më zgjeben apo zhugën siç njihet në popull, ka shqetësuar edhe stafin e Klinikës së Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mybera Ferizi, dermatologe, tha për Radio Kosovën se çdo ditë pranojnë raste të reja që janë të infektuar nga zgjebja apo zhuga.

“ Sigurisht në vendet e zhvilluara nuk ekziston, ose edhe nuk e dallojnë zgjeben se cila është… e ne kemi çdo ditë raste të reja të pacientëve. Familjarët kryesisht fëmijët i çojnë në klinikë, i çojnë edhe i trajtojnë si alergji, ku trajtimi bëhet me muaj dhe ku pastaj domosdo ngjitet edhe te anëtarët e tjerë”, tha ajo.

Dermatologia Ferizi tregon se cilat janë vendet që janë me të atakuara nga ky infeksion.

“ Çerdhet, shkollat,konviktet,besa kemi edhe një numër të pacientëve që kur ua marrim anamnezën, thonë që po shkojnë në këto palestra”, tha ajo.
Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ishin paraqitur 107 raste të infektuar me zgjeben,këtë vit del se në pesë mujorin e parë janë regjistruar gjithsej 329 raste.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close