Advertisements

Zvicra investon edhe 7 milionë franga në Kosovë në sektorin e ujërave,në Kosovë

/ATSH/.- Qeveria e Zvicrës do të investojë edhe 7 milionë franga në sektorin e ujërave.

Kjo u bë e ditur gjatë nënshkrimit të marrëveshjes financiare ndërmjet Ministrisë së Financave dhe qeverisë zvicerane për “Programin Mbështetës për Ujësjellës dhe Kanalizim në Zonat Rurale, Faza VI”.

Me këtë rast, ministri i Financave, Bedri Hamza, falënderoi qytetarët zviceranë që me taksat e tyre, po ndihmojnë qytetarët e Kosovës të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Hamza shtoi se investimet do të zgjerohen edhe në komunat Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, që do të thotë se Kosova me përkrahjen e miqve të saj investon në gjithë territorin e Kosovës në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të saj.

“Deri tani shteti zviceran ka investuar 38 milionë franga”, tha Hamza.

Hamza bëri të ditur se nga fillimi i këtij mandati si ministër deri më sot, ka sjellë mbi 80 milionë euro grante në sektorin e ujërave.

Ndërsa, ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet theksoi se kjo fazë do të shënojë fazën përfundimtare të programit të ujit në zonat rurale.

Ai shtoi se me përfundimin e saj të planifikuar në vitin 2020, do të kenë mbi 90 për qind mbulueshmëri të popullsisë me një furnizim të rregullt me ujë.

I pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili tha se “qëllimi i këtij projekti është që t’i përfshijmë të gjitha fshatrat me sisteme të ujësjellësve për t’iu siguruar ujë të pijshëm të gjithë banorëve”.

Ky program është zhvilluar edhe në disa faza tjera, ku është investuar në rajone të ndryshme të Kosovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close