Duhanpirja pasive dhe pasojat
ATSH/ – Duhanpirja pasive është e dëmshme për të gjithë. Ajo shkaktohet nga thithja e tymit të cigares dhe nga mbetjet e produkteve që përmbajnë duhan. Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900,000 janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.
Pasojat e duhanpirjes pasive: Rrit sëmundjet e zemrës, kufizon kapacitetin e mushkërive, ngushton arteriet, dobëson procesin e shërimit të trupit, rrit kolesterolin e “keq”, përkeqëson astmën dhe problemet e tjera të frymëmarrjes, si dhe rrit rrezikun për goditjet në tru dhe vdekjet e hershme.
Sa e rrezikshme është duhanpirja pasive?
Nuk ka nivel sigurie të ekspozimit ndaj duhanpirjes pasive. Ajo mund të shkaktojë dëmtime si te duhanpirësit, ashtu dhe te joduhanpirësit si dhe vdekje të parakohshme.
Comments are closed.