Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

“Anibar”, 215 filma të animuar do të shfaqen nga 13-19 gusht në Pejë

ATSH/- Edicioni i 9-të i Festivalit të filmit të Animuar Anibar do të mbahet nga 13 deri në 19 gusht 2018 në Parkun Karagaq, në Pejë.

Organizatori i festivalit Vullnet Sanaja bën të ditur se “slogani i këtij viti do të jetë 50/50 që nënkupton barazinë gjinore dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri”.

“Një numër i madh i filmave do të shfaqen në 4 kinema, 2 të hapura dhe 2 të mbyllura. Prej 1059 filmave që kanë aplikuar janë përzgjedhur 215 filma që do të shfaqen në kinema”, theksoi Sanaja.

Sanaja tha se “Anibar këtë vit bashkohet me përpjekjet e organizatës ‘Found on animation’, e cila ka vendosur që deri në vitin 2025 të jetë 50/50 në përfshirjen e dy gjinive në rolet si producente, regjisore, etj”.

Sanaja sqaroi se gjatë ditëve të festivalit do të ketë panele, ku do të trajtohet kjo temë dhe në të do të marrin pjesë edhe emra të njohur të industrisë së filmit në botë, si Kendra Haaland krijuese e filmave si  Hercules i Disney-t, Mulan e Atlantis dhe Luce Grosejan, e cila do të vijë me program të veçantë për Anibar.

Pjesëmarrës do të jenë edhe 2 regjisorë nga Netflix. Gjatë festivalit do të mbahen edhe ‘Masterclass’ ku do të flitet për skenarë, se si duhen shkruar ato për filmat e animuar.

Ndërsa Zana Cimili tha se nga hulumtimet që janë bërë nëpër botë ka rezultuar se gjysma e studentëve të animacionit janë femra, por përsëri numrin më të madh sa i përket realizimit të filmave të animuar, e zënë meshkujt.

Përveç filmave të shkurtër, këtë vit do të ketë edhe 3 filma me metrazh të gjatë.

Për argëtimin e pjesëmarrësve do të mbahen koncerte, ku në një nga netët do të performojë edhe Elina Duni.

Hapja e festivalit do të bëhet me një performancë që lidhet me temën e sivjetshme, por që organizatorët e lanë surprizë deri në datën e fillimit të festivalit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close