Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Cila ishte “ Kosovka devojka “ ?

Cila ishte “ Kosovka devojka “ ?

Para se të kaloj në shëmtinë serbe të shpifjeve, manipulimeve historike dhe vjedhjes së saj po ga serbët, popullit tonë i dëshiroj mbarëvajtje në ruetjen e kufijve të Kosovës , dhe harta e saj të mos pësoj ndryshime. Amin !

Miq të nderuar, nëse flasim për serbët , ata janë një popull i imagjinuar nga ruset me ndihmën e madhe të Perandorisë Osmane . Por , kjo është një temë tjetër për të cilën kemi folur dhe do të flasim shumë e shumë , deri atëherë kur do ta fitojmë mbështetjen edhe të institucioneve të dy shteteve shqiptare.

Fuqitë e mëdha ishin të “mllefosur “ ndaj nesh me qëndrimin tonë të gabuar për vet shqiptarët. E merrni me mend nëse shqiptarët në dy shekujt e fundit i thoshin vetes “ turk hamdulilah “ ( të faleminderit o zot që jam turk ) , duke e përzier me fenë myslimane atëherë si kemi menduar që dikush tjetër të na kthjell mendjen ? Koha ecte dhe krijesa artificiale , kombi serb e ç`frytëzoi këtë dobësi tonën dhe veproi në dëmin tonë.
Koha e “Luftes së Kosovës “- 1389 , gjeti këtë vend me fe ortodokse. Të mos harrojmë ndarjen e Kishave ( 1054 ) në atë Lindore dhe Perëndimore. Fati i zi i yni i yni ishte që mbetem në brendinë e Bizantit. Nuk do të ishte fatkeqësi sikur ortodoksia të na kishte mbrojtur kombin, por e keqja edhe më madhe erdhi me ngritjen e Perandorisë Osmane e cila për pak kohë i pushtoi po ato toka të Bizantit, fiks deri ne vijën ndarëse fetare.
Lufta e Kosovës ishte një lojë e përgatitur mirë nga ortodoksia e këtyre anëve për të kaluar në vasalitet të plotë ndaj osmanlinjve. Prapë ko është temë tjetër . Mos të harrojmë që Lufta e Kosovës për serbët e pa qenë këndej pari nuk ka ekzistuar kurrë.
Kur u desht që të krijohet dikush si opozitë luftarake kundër osmanëve për të penguar shtrirjen e tyre drejt perëndimit, shqiptarët e kohës ishin element jo i besueshëm , po flas për fillimin e shekullit 19-te u krijuan Serbia dhe Greqia ( të dy shtetet me pjesën dërmuese me shqiptar )
Serbëve iu duhej një trashëgimi kulturore që të arsyetohen si komb përballë Europës. E ku ta gjejnë ? Vetëm nga ne. Neve ishim ende të hutuar, ishte harruar epoka e lavdishme Skënderbeut, dhe nuk qanim kokën për etnogjenezën tonë, folklorin, veshjet tradicionale dhe çdo tjetër që e tregonte të vërtetën tonë historike. Mjerim, shlyerje nga truri e çdo gjëje shqiptare. Serbët e gjeten “ bahçen” e gatuar jo me shekuj por me mijëvjeçarë dhe ja ku janë sot
Të flasim për “Kosovka Devojkën “ ( Vajza e Kosovës ) e pikturuar me mjeshtri nga Urosh Prediqi në vitin 1919. Spjegimet historike të serbëve për Vajzën e Kosovës nuk janë tema e sotit ( Lexoni:” Kosovka devojka .Skriveni simboli “Kosovke devojke”: Slika koja svakim detaljem govori o pobedi srpske časti i pravde )
Pra , historia serbe shkruan , që në imtësinë të pikturës shihet mbrojtje e nderit dhe e fitores së serbëve në Luftën e Kosovës, dhe mu për këtë dua të flas:

Shikoni vajzën e Kosovës me të gjitha cilësitë Shqiponja dy krenare e zezë në sfondin e kuq , mburoja
e veshjes dhe zbukurimit të një gruaje
shqiptare edhe sot


Shikoni si duket piktura e Urosh Prediqit ,1919

Por ne kemi fakte bindëse që e vërtetojnë autoktoninë e vajzës dhe luftëtarit që ishin shqiptar dhe jo serb.
Serbët mendojnë që e gjithë shqiptaria është turke, ajo harron që ne e mbrojmë historinë tonë dhe i themi vetit : “ Të faleminderit o Zot që jam shqiptar “ Në faqen e Googlit : Pinterest+albanian+costume&oq=Pinterest+albanian+costume I gjeni të gjitha llojet e kostumeve shqiptare me foto të reja dhe te vjetra., Pra shqiptare.
Shikoni miq të shqiptarisë se si duken edhe sot veshjet lashta shqiptare, të cilat serbët po i vjedhin për ditë e më shumë. Ne guxojmë të heshtim !

Krahasoni “ Kosovka devojken “ me vajzat dhe gratë shqiptare :

Historia flet shqip , apo jo ?

Besoj që arrita të bëj diçka në përgënjeshtrimin e hajnisë serbe të shpirtit historik shqiptar ?

Fahri Xharra,11.08.18
Gjakovë


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close