Advertisements

DËSHIRAT TONA BOSHE PËRBALLË VEPRIMEVE TË HUAJA KONKRETE

Abdulla Mehmeti


A mjafton që ne shqiptarët vetëm të ankohemi për ndikimet e huaja (disa tepër armiqësore), kur ne për vetveten nuk kemi krijuar strategji kombëtare për zhvillim, as në nivel shteti, as në nivel kombi, apo në nivel të ndonjë regjioni?

A e keni dëgjuar atë fjalën e urtë popullore: „Nëse e nxjerr jashtë prapanicën, të gjithë ta pështyjnë.”?

Me dhjetëra agjenci dhe fondacione të huaja të fuqishme investojnë shuma të mëdha financiare në trojet shqiptare për qëllimet e tyre. Cili është fondacioni, agjencia për zhvillim, apo çfarëdo forme tjetër e organizuar në nivel kombëtar, qoftë nga shtetet tona apo nga diaspora, që investon në projekte serioze për zhvillim në trojet shqiptare, në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë, për mbështetje në ndonjë fushë tjetër, qoftë edhe një lëvizje e shëndoshë politike me qëllime kombëtare?

Turp me thënë, por, edhe kufomat e bashkatdhetarëve tanë të vdekur në shtetet e Evropës Perëndimore, po të mos jenë agjencitë e huaja nuk ka kush i sjell në vendlindje!

Jeta nuk është vetëm fjalë, ide, mendime, propozime, dëshira ankesa, apo ambicie për pushtet dhe sundim të vendlindjes, por për zhvillimin e saj, për përparim dhe progres.

Nëse do të ndërtohej shteti me fjalë, lavde dhe ide në stilin kujt si t’i kujtohet, ne shqiptarët do ta kishim krijuar shtetin më të madh e të fuqishëm në botë!

(30 gusht 2018)

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close