Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

E keni ditur se ka edhe depresion veror?!

Dihet se stinët potenciale për t’u bërë njeriu depresiv janë vjeshta,kur moti është me shi ose dimëri kur ditët janë të ftohta dhe me pak dritë .Por sipas studimeve të fundit ,gjithnjë e ma shumë njerëz vuajnë nga depresioni veror!
Një studim i shkencëtarëve nga Los Angeles tregon se ky lloj i depresionit është bërë një fenomen i zakonshëm. Simptomat e saj janë ndrrimi i disponimit , pagjumësia, humbje e oreksit dhe peshës, si dhe ankthi.

“Njerëzit që vuajnë nga çrregullime verore përjetojnë të gjithë spektrin e simptomave të depresionit unipolar – mungesës së shpresës, ndjenjës së pavlefshmërisë dhe nihilizmit”, thotë psikiatri Ijan Kuk, drejtor i Programit të Kërkimit dhe Klinikës për Depresion në Universitetin e Kalifornisë.

Njerëzit që kalojnë nëpër të kanë luhatje të mëdha në disponim. Zemrat e tyre shpesh amplifikohen /rrahin më fort, mendimet bëhen “të errëta”, sulmohen nga trishtimi i paarsyeshëm dhe kanë nevojë për vetmi.

Sipas Kukos, ata më pas ikin në izolim, sepse ata nuk mund ta durojnë derisa të tjerët qeshin dhe argëtohen, ndërsa verës ka, siç dihet, në rrugë më shumë njerëz, kafenetë janë plot, dëgjohen muzikë nga të gjitha anët, njerëzit dhe fëmijët janë përgjithësisht më të gëzuar dhe më të relaksuar.
E gjithë kjo është diçka që ata që vuajnë nga depresioni i verës nuk mund ta durojnë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close