Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Ekspozita “Unë jam Shqiptar”

/ATSH-B.Jashari/.-Në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës  hapet sot pasdite ekspozita fotografike “Unë jam Shqiptar”,  me tematikë migracionin, organizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe  pjesë e Kalendarit të Përbashkët Kulturor të dy ministrive të Kulturës, Shqipërisë e Kosovës.

Organizatorët bëjnë të ditur se, ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si përfaqësues i epokës më të lavdishme të shqiptarëve por dhe kohës kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar.
Ekspozita përmban foto të arbëreshëve të parë me ngulimet e tyre në Italinë e Jugut, foto të arvanitasve dhe Rilindësve shqiptarë.

Fotoja e emigrantit të parë në SHBA është moment i rëndësishëm në ekspozitë, duke vijuar më fotografi të shoqërive të para patriotike në Sofje, Bukuresht, Kajro, Stamboll e Vjenë.

Në ekspozita që hapet në ora 17:00 prezantohen edhe portrete të përfaqësuesve më të shquar të kolonive shqiptare si Fan Noli, Faik Konica dhe Mihtat Frashëri, si dhe personalitete tjera të suksesshme shqiptare në vendet e emigrimit të tyre.

Ekspozita “Unë jam shqiptar” udhëtoi drejt Muzeut të Kosovës në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Kjo ekspozitë, ideuar dhe organizuar nga Ministri i Shtetit për Diasporën dhe Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë në muajin dhjetor 2017,  në Muzeun e Kosovës në Prishtinë do të qëndrojë e hapur nga 10 deri 31 gusht 2018./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close