Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Këtyre frutave dhe perimeve në asnjë mënyrë mos ua hiqni lëvoret

Ju sigurisht kur konsumoni ose kur i përgatisni për ti konsumuar disa lloje të frutave dhe perimeve i qëroni ato më parë.Por a e keni ditur se ju nuk duhet ta bënit një gjë të tillë. Përveç kursimit të kohës, do të mbani edhe shumë përbërës ushqyese dhe shije që do të humbasin nga zhveshja e lëvores.

Kastravecat e freskëta
Megjithëse mund të jetë pak e vrazhdë, koreja e trangujve të gjelbërt është e shkëlqyer për forcimin e agjentit imun që përmban antioksidantë dhe fibra që parandalojnë kapsllëkun.

Kompiri/patatja
Është e zakonshme që patateve për pire, patateve për sallatë , madje edhe patateve të pjekura tu hiqet lëvorja. Por kjo është një ide e keqe, sepse 20 përqind e vlerave ushqyese, siç është vitamina B, gjurmët e mineraleve dhe fibrave vijnë nga lëvorja. Thjesht lani mirë patatin tuaj.

Karota
Për aq kohë sa e lani mirë, nuk ka arsye për ta qëruar.
Nutritionistja amerikane Katie Cavto thotë:
“Të gjithë antioksidantët janë të përqendruar në lëvore ose direkt nën të.”

mollët
Shumë nga ne ua heqim lëvoret, sepse është e vështirë për t’u përtypur, por lëvorja e mollëve është e pasur me fibra, e cila do t’ju ngopë dhe ndihmon tretjen.
“lëvorja e mollës është e pasur me quercetin, vitaminë C dhe triterpenoide, të cilat janë luftëtarë kundër kancerit”, shton Cavto.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close