Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Kosova së pari të njohin Referendumin e vitit 1992 të Krahinës së Preshevës

Mr.Sc.Refik HASANI


Republika e Kosovës ende nuk ka të ndërtuar një qëndrim zyrtar ndaj referendimit të 1 e 2 mars 1992,ende nuk ka formësuar një qëndrim për luftën e armatosur të UÇPMB-ës,Marrëveshjes së Konçulit, heqjen e lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë më 20 janar 2013, pjesëmarrjes apo jo në Trupin Koordinues, për Këshillin Nacional, zgjedhjet për Parlamentin e Serbisë, diskriminimin, etj. Parlamenti i Kosovës asnjëherë deri më tani nuk ka parashtruar diskutimin për tu arritur,se: A duhet pranuar apo jo rezultatet e Referendumit. Ishte shumë e pafalshme që në bisedimet Beograd-Prishtinë përmes misonarëve Ndërkombëtar për gjetjen statutit përfundimtar të Kosovës që u zhvilluan gjatë viteve 2005-2007 në Vjen nuk është mbajtur një qëndrimi ndaj referendumit, nuk është shtruar e as e përmendur fare Referendumi.

Kosova asnjëher në instanca e mekanizmave të BE-ës, OKB-ës dhe instanca tjera nuk është shtruar referendimi i kësaj Krahine. Mbajtja e një qëndrimi ka munguar edhe në Rezolutën, sipas nr. 04-R-011, të vitit 2013, artikullshkruesi ka kërkuar publikisht miratimin e një rezolute, por jo edhe me këtë përmbajtje që ishte, ku mugon dhe nuk përmendët Referendumi. Nëse gjatë gjithë kësaj periudhe në mënyrë institucionale nuk është ndërtuar e as mbajtur një qëndrim, tani dilet me propozime të mdha për finalen në bisedimet Kosovë-Serbi. Mbajtja e konferencave për shtyp dhe deklarimet e shpeshta të Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri të bashkimi të Medvegjës,Bujanocit e Preshevës me Kosovën.

Kur kujtoj që nuk është respektuar, nuk është çmuar dhe nuk është pranuar referendumi,e tani bëhet një garë kush po afron më shumë sikur më bëjnë që nuk e kan për ta ndihmuar, kështu çështja e kësaj krahine dhe do të mbetët ende e pazgjidhur. Nëse Kosova për më shumë se një çerek shekulli nuk ka arritur të ndërtojn një qëndrim për Medvegjës,Bujanoc e Preshevë, nuk di si të marrim deklaratat serioze për korrigjim apo bashkim. Prishtina dhe Tirana së pari do të duhej të njohin Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992 të Krahinës së Preshevës e pastaj opinioni i gjërë ndoshta e merrë për seriozisht, prononcimin dhe intervistat për ridefinim kufijsh apo bashkim.

11.08.2018 Shkrimi autorial është pjesë nga punimi lidhur me Reciprocitetin me Serbi që Kosova filloi në muajin nëntor 2005,duke filluar zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës që ishte përmes Grupit të Unitetit.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close