Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Kur burrat e fortë si Bedri Gjinaj,hapnin shkolla shqipe në Veriun e Kosovës

E përgatiti ^Fahri Xharra

Juve , shqiptarëve
Kur burrat ishin të fortë hapshinin shkolla shqipe në Veriun e Kosovës dhe e paguanin me jetë . I vriste serbi.
Po tani ne jugun e juaj ?Keni ndertuar ndonje shkolle te re në Mitrovicëe kendej Ibrit? apo iu jane mbyllur syte mbas …….

Bedri Gjinaj është një ndër figurat më të njohura dhe më të nderuara të arsimit në Mitrovicë, në Kosovë, Sanxhak e më gjerë. Bën pjesë në radhën e veprimtarëve më të shquar të arsimit shqiptar, i cili punoi me kompetencë e devocion për zhvillimin e arsimit gjatë Luftës së Dytë Botërore në Prefekturën e Mitrovicës (Mitrovicë, Vushtrri, Podujevë e Pazar i Ri). Kontribut çëtjes shqiptare i dha edhe sa ishte në pozitën e sekretarit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Ishte një ndër burrat e intelektualët më të mëdhenj dhe më të nderuar të kombit.

Gjatë kohës sa punoi në Mitrovicë (1941-1944), u rrethua me dashurinë e respektin e veçantë nga të gjithë. Edhe pse vendlindja e tij Mitrovica, gjendej në veri të Kosovës e Shqipërisë, ai dëshironte që ta bënte atë qendër të koalicionit shqiptar. Për këtë arsye u afrua dhe bashkëpunoi me gjithë atdhetarët, nacionalistët shqiptarë. Shpesh, për t’u marrë vesh me patriotë e demokratë, me njerëz me influencë e me traditë kombëtare, udhëtoi në Prishtinë, në Vushtrri, në Pejë, në Prizren, në Podujevë, në Pazar të Ri, Skënderaj etj. Punën, zellin dhe idetë e tij ia çmonin e respektonin ministri Ernest Koliqi, Rexhep Mitrovica, Xhafer Deva, Bedri Pejani, Aqif Blyta, Ago Agaj, Vehbi Frashëri, Rexhep Krasniqi e shumë nacionalistë të tjerë. Përpiqej me tërë qenien që t’i bashkonte të gjitha forcat aktive aktuale, me përjashtim të komunistëve, sepse ata i konsideronte si bashkëpunëtorë të bolshevizmit rus e shërbëtorë të Serbisë. Gjatë kohës kur Mitrovica me Vushtrrinë, me Podujevën e më Pazarin e Ri ishin ndarë dhe i përkisnin zonës gjermane të interesit, Bedriu zhvillonte një aktivitet të dendur që kjo zonë me strategji historike e ekonomike t’i bashkohet me çdo kusht Shqipërisë. Prandaj i thërriste patriotët e intelektualët shqiptarë që të bëhen të gjithë një gojë, të bashkohen në një vend sidomos sa i përket çështjes së Mitrovicës: “Po të bashkohemi të gjithë, do të fitojë Mitrovica, po fitoi Mitrovica e po u bashkua me truallin mëmë, do të fitojë Kosova, do të fitojë Shqipëria!”

Fjalimi i Aqif Blytes ( nga Gjakova )
“Tregu i Ri ose Jeni Pazari, si quhej deri dje, si edhe Senica me krahinat e tyne, janë vise thjeshtë shqiptare, pse popullsija që i banon, asht krejt shqiptare: çdo njeri ndër ato ana, din të thotë se prej ç’far fisi shqiptar rrjedh, e, të tanë së bashku, dijnë se kanë ardhun ndër ato ana, prej gjyshave e stërgjyshave të tyna, nga malet krenare të Shqipnisë Verjore, por, karakteri shqiptar i këtyne vendeve, nuk mbështetet vetëm mbi kët fakt, mbi atë të gjuhës amtare shqipe dhe mbi ndiesinat shprehimisht shqiptare të banorëve t’atyne anave. Dishka tjetër, jo ma me pak randësi, dëshmon vullnetin e atij populli: përpjekjet e vazhdueshme, me armë dhe pa armë, ndër male dhe nder mbledhje, për t’u këthye, në kundërshtim me padrejtësinë e Europës, në gji të Dheut të bekuem Arbënuer, si pjesë tanësore e tij. Gjatë këtyne dy vjetve e gjysë këto krahina, që kam nderin të përfaqësoj në gji të kësaj mbledhjeje, kanë provue, me gjakun e derdhun bujarisht, se sa e duen dhe se si e mprojnë individualitetin e tyne kombëtarë, bashkimin e tyne me Shqipni dhe lirinë e mëvehtësinë kombëtare; qindra dhe mija të flinuem në fushë të nderës, në ndeshje me fuqina shumë herë ma të shumta, shumë herë ma të mëdhaja dhe shumë herë ma të pajosuna me armë e mjete modern, janë zmbrapun kreshnikisht nga popullsinat t’ona trime po të papajueme mirë sa me i ba ballë të mësyemeve aq serioze të valëve imperjaliste. Këta të ramë, edhe tue dhanun shpirtë, kanë lëshue vetëm nji britmë: atë që qe vullneti i gjithë jetës së tyne: që truelli i tyne, të jetë pjesë e pandarëshme e Shqipnisë.

Kjo asht porosija e tyne. Ne na përket ta përmbushim”.

Fjala e zjarrtë e Mpruesit të Tregut të Ri, që u ndërpre shpesh prej duertrokitjesh të nxehta, u përshëndet, në fund, me nji za, nga brohorina enthusjastike: “Rroftë Tregu i Ri Shqiptar!”, “Rroftë Senica Shqiptare!”, Rroftë Shqipnija Ethnike!”

Në foto :Bedri Gjinaj, organizator për hapjen e shkollave shqipe në prefekturën e Mitrovicës.

Bedri Gjinaj, organizer of the opening of Albanian schools in the prefecture of Mitrovica.

Burimi :Micky Haxhiislami‎
Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close