Advertisements

Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda transferohet te Rangers F.C.

ATSH/ – Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Eros Grezda është transferuar në një nga klubet më të mira në Skoci, siç është skuadra e “Rejnxhers”, lajm i cili u konfirmua nga vetë klubi në faqen zyrtare. Për këtë transferim 23-vjeçari shprehet mjaft i kënaqur për transferimin, duke bërë me dije se ëndrra e tij ka qenë gjithnjë që të luante për një skuadër të madhe.

Grezda nuk mori pjesë në ndeshjet kualifikuese për Europa Ligën me ekipin e “Orsijekës” për shkak të një dëmtimi, por talenti i tij është vlerësuar shumë nga ish-lojtari i “Real Madridit” dhe “Milanit”, Kristian Panuçi, i cili drejton stolin e kombëtares shqiptare.

Grezda është blerja e 14-të e legjendës së “Liverpulit” Stiven Xherard dhe ai beson se kjo është një blerje e madhe.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe fansat do ta duan atë”, theksoi Xherard.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close