Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

 Lubonja , i mjeri Lubonja

Nga Fahri XHARRA/


”Kur bëhet fjalë për studimin e historisë nuk mund të mos përmend emrat e veprat e Hobsbawm, Anderson, Gellner, Bauman etj. (edhe këta miq të të gjithë botës) tek të cilët janë bazuar edhe studiuesit që janë marrë më konkretisht me Shqipërinë si Nathalie Clayer apo Oliver Schmitt ”(Fatos Lubonja ) Po çka shkruan Natalie Klajer dhe Oliver Shmiti ? Kush janë këta, dhe a ka të tjerë?
Kush janë  doktorët-vrasës(K.M )të historisë shqiptare, si Nathalie Clayer, Oliver Jens Schmit, Alexandre Popoviç, Bernd Fischer, Peter Bartl, Miranda Vickers, James Pettifer, ,Stephanie Schwandner-Sievers ,?
Kush janë t´tanët që i paraprijnë këtij  kori ndërkombëtar antishqiptar?
”Nënë Tereza ishte vllahinkë e Maqedonisë dhe nuk ngeli një vllahinkë të na tregoj kombin ne shqiptarëve. Shqiptarësinë e Kosovës ne populli shqiptar i Kosovës e kemi mbjellë vetë së bashku me vëllezërit tanë turq që nga koha e sulltan Muratit kur mundëm ushtritë serbe të Car Llazarit në betejën e Kosovës. Nëse ka ndonjë person jo-shqiptar që ka shqiptarizuar Kosovën, ai është sulltan Murati e hoxhallarët e besimtarët e Kosovës dhe jo vllahet e serbët sikur Skënderbeu e Nënë Tereza.”(FRM ) Po këta kush janë?
Po Fatos Lubonja , fytyra qendrore e shkrimit të sotëm ?
Një nga mitet historike që duhen dekonstruktuar, sipas mejë, është edhe ai shumë i përhapur mes shqiptarëve – sipas të cilit në këtë gjendje na ka lënë 500 vjet errësirë e “pushtimit osman”(Fatos Lubonja) dhe vazhdon :” meqë ra fjala për sundimin osman, po të vesh re atje ku kanë shkelur osmanët do të gjesh qytetet dhe fshatra me ndërtime afër e afër me njëri tjetrin kurse atje ku ka mbetur shqiptari “i pastër” edhe shtëpitë janë një këtu e një atje dhe në vend të shtetit e ligjit gjithçka është rregulluar nga kanuni”. Mrekulli e logjikes së Lubonjës.  As  Jova Cvijiqi e as Milan Rakiqi nuk kishin mundur më ”hijëshëm ”ti përshkruajnë shkaqet ” prapambeturisë ” shqiptare  . ”Një nga shkaqet kryesor të saj (prapambeturisë shqiptarefxh) ka qenë izolimi, mungesa e kontaktit me qytetërimet e kulturat e tjera, por edhe mungesa e kontaktit mes vetit. ” D.m.th.?
Por më e rënda ” Mund të flitet për qenjen e shqiptarëve një popull i vogël në numër me një gjuhë që nuk i përket një familjeje popujsh.(F.L)” Shpëtona Zot !
Deri sa Natlie Clayer pyetet: “A mund të përcaktojmë ne me saktësi se kush janë shqiptarët në një kontekst ku kufijtë midis grupeve etnike janë tepër të mjegullt? A ka ekzistuar një protonacionalizëm shqiptar? ”. Lubonja përgjigjet :” Mos harrroni se deri në prag të Luftës së Dytë kemi qenë 90% analfabetë. Ideja se ne paskemi qenë një popull i madh e me të kaluar të ndritshme që jo vetëm ka marrë nga qytetërimet e mëdha fqinje, por edhe u ka dhënë atyre – siç kanë predikuar akademikët tanë – sipas mejë është një nga ata mite që duhen dekonstruktuar për të njohur më mirë vetveten e në këtë rast edhe shkaqet e prapambetjes.”.
Ndoshta kësaj here nuk jam larg mendimeve  të mia nëse i tërë shkrimi është me thënje të autorëve te ndryshëm e që e vërtetojnë edhe qëllimin e shkrimit se Fatos Lubonja
i takon  grupit që janë  ” mbledhur vetiu  në një aglomerat jashtëqitjesh gjenetike duke luftuar Gjergj Kastriotin dhe shqiptarët. ”(K.Myftaraj). Jo vetëm kaq ,por edhe më shumë.
”Libri i Nathalie Clayerit ( «Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë» ) i përket një zhanri të ri të historiografisë, që kanë filluar ta lëvrojnë disa studiues të huaj, dhe që mund të definohet si terrorizëm historiografik. Ai synon të shkatërrojë historinë e kombit shqiptar, ekzistencën e tij në histori dhe simbolet e tij, në mënyrë që t’ u vijë në ndihmë përpjekjeve për asgjësimin fizik të kombit shqiptar me anë të genocidit (vrasjeve dhe dëbimit në mënyrë masive), të cilat nuk kanë rreshtuar as në fund të shekullit XX dhe që libra të tillë si ai i Clayer paralajmërojnë se do të përsëriten edhe në shekullin XXI. (Kastriot Myftaraj ) dhe F.Lubonja:”Sipas meje shqiptarët kanë nevojë të hulumtojnë shumë më me seriozitet shkencor shkaqet e prapambetjes së tyre. E them këtë edhe me frymën e dekonstruktimit të miteve.” Terrorizmi historiografik është terrorizëm virtual, por që i paraprinë terrorin real masiv të së ardhmes. Kështu që autorët e terrorizmit historiografik janë njëlloj kriminelë dhe i kanë njëlloj duart e përgjakura si terroristët realë. Terrorizmin historiografik shqipëtar e
, sado që si term është i zmadhuar , e ”trashë” Fatos Lubonja.
”Nathalie Clayer, ( lexo edhe Fatos Lubonja dhe FRM si të gjithë të huajt që shkruajnë me keqdashje për historinë e Shqipërisë kërkon të eliminojë Skënderbeun si personalitet qendror i historisë së Shqipërisë. ( K.M)”
Nuk është e vështirë që të kuptohet se përse bëhet kjo gjë. Ata që kërkojnë të mohojnë ekzistencën e kombit shqiptar në të shkuarën, e shohin si pengesë të madhe Skënderbeun. Se është e qartë që, derisa në historinë shqiptare, në shekullin XV, ekziston një personalitet si Skënderbeu, nuk mund të thuhet se në atë kohë nuk kishte një bashkësi nacionale shqiptare të konsoliduar, për kohën. Shqipëria e kohës kishte një elitë politike shumë të aftë për kohën, me moral dhe sensin e përgjegjësisë. Shoqëria shqiptare e shekullit XV zotëronte cilësinë kryesore që duhet të ketë një bashkësi për të ndërtuar një nacion (komb) dhe një shtet, cilësi kjo që është disiplina. Kjo nuk ndodhi sa ora në atë kohë por ishte rezultat i një procesi më të gjatë në kohë, dhe që duhet të ketë filluar që me krijimin e Principatës së Arbrit në shekullin XIII. ” Rezistenca e Arbërisë katolike kundër invazionit turko-islamik ishte njëherësh edhe rezistencë nacionale shqiptare. Gjatë kësaj periudhe avancoi konstituimi i nacionit (kombit) shqiptar, ashtu siç ndodhi edhe me nacionet e tjera europiane si francezët, spanjollët apo rusët, që u konstituuan si nacione në luftën mbrojtëse kundër invazionit islamik.”( Kastriot Myftaraj) Po Lubonja , miku i armiqve tanë , me çka është i kënaqur?
“Përveç çështjes së origjinës, ndërtimi i identitetit kombëtar shqiptar kishte thjesht nevojë edhe për fabrikimin e një panteoni-veçanërisht me nxjerrjen në pah të Skënderbeut” .(Nathalie Clayer) “Një nga evoluimet më të rëndësishme ishte shqiptarizimi i figurës së Skënderbeut dhe nxjerrja në dukje si hero kombëtar. Përpara vitit 1896, në rajonet jugore ishte zhvilluar gjerësisht imazhi i Skënderbeut si hero i ortodoksisë greke, ndërsa në rajonet fqinje me Malin e Zi, po përhapeshin gjithnjë e më shumë, ende në vitin 1897, poema epike në të cilat atij i këndohej si një luftëtar sllav” (Nathalie Clayer dhe Forumi Islamik Rinor ) .Mbi Skënderbeun si hero i ortodoksisë greke dhe mbi Skënderbeun si hero i ortodoksisë sllave -Këto dy paragrafët e mësipërme mund të sillen si shembull i tendenciozitetit të Clayer . Lubonjës dhe FRM .
.” Nuk është e vështirë të hetohet se ka një koordinim brenda një rrethi studiuesish të huaj që shkruajnë për historinë e Shqipërisë, ashtu që mund të quhet si konspiracioni kundër Skënderbeut. (K.M)”… e jashtëqitjet lokale shqiptare vetëm se i përsërisin ato duke e bërë zhurmën  edhe më të madhe me valvuzelet e tyre .
Të kalojmë tek libri: “Albanian Identities: Myth and History (Identitetet shqiptare: Miti dhe Historia) ( Stephanie Schwandner-Sievers, Bernd Jürgen Fischer IndianaUniversity Press, 2002):
“Ky libër është shkruar nga profesorë të studimeve sllave. Stephanie Swandner-Sievers synon të tallet me identitetin shqiptar, një nga më të lashtët në Europë. Ndërsa është e vërtetë që Shqipëria e sotme për shkak të pushtimeve osmane, sllave, romake dhe greke, është transformuar në një imazh të largët të asaj çfarë pati qenë dikur, gjithsesi është për t’u nënvizuar se sa fort këta autorë së bashku me disa pseudo-kritikë shqiptarë të listuar në të njëjtat universitete, përpiqen t’a bëjnë të duket historinë e këtij vendi praktikisht si “groteske”. (domethënë “qesharake”…”pa formë”…”e pakuptueshme “)
Po pse po përmendet ku libër ? sepse fatos Lubonja e ka rolin kryesor
“Dhe ajo që është e hidhur në këtë pohim është fakti se studiues e historianë të tillë, që i kanë kushtuar vite të tëra jete historisë së Shqipërisë si Oliver shmitt dhe Nathalie Clayer, për të shkruar libra aq të vyer siç janë “Në fillimet e nacionalizmit Shqiptar”, “Arbëria Venedikase” apo “Skënderbeu” në vend se sot të jenë të nderuare librat e tyre të bëhen pjesë e studimeve në universitetet tona janë bërë pre e sulmeve të bazuara në teori konspiracioni me rezultat mbajtjen e shqiptarëve, veçanërisht të rinjtë, pikërisht nën atë “pushtim shpirtëror” e “manipulim”.(Fatos Lubonja)
A doni më shumë ,për këtë njeri të “madh “?

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close