Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Lutfi Haziri kërkon bashkimin e Luginës,pa ndrrim territoresh me Serbinë

“E kemi detyrë historike dhe mbi të gjitha detyrë patriotike që 100 mijë shqiptarëve të Kosovës lindore t’u japim zgjidhje politike”,thotë Lutfi Haziri nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) duke shtuar se “kjo nuk nënkupton dhënien e veriut të Kosovës si këmbim, pasi thotë se Mitrovica është pjesë e pandashme e vendit tonë.”

“Nuk ka dhe nuk vjen në shprehje shkëmbim ose ndërrim me veriun e Kosovës sepse Mitrovica edhe si qytet, komunë e regjion është pjesë e pandashme e Kosovës në kufijtë e saj”, ka deklaruar Haziri.
Sipas Hazirit, termet si ndarje territoriale, shkëmbim territorial, ndarje e brendshme, autonomi e brendshme politike e territoriale janë terme që e irritojnë dhe frikësojnë shumicën shqiptare në Kosovë.
Ai vlerëson se në fazën e fundit të dialogut pritet të ndodhë përcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë mënyrë disi Haziri i shkon linjës së deklarimeve të presidentit Thaçi.


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close