Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Më thuaj çfarë kerri nget të të them cili je!

ATSH/ – Instituti gjerman “Progenium” ka zhvilluar një stduim duke intervistuar një numër shoferësh dhe duke përcaktuar një klasifikim të markave automobilistike që shihen në mënyrë pozitive nga opinioni publik, si dhe ka nxjerrë informacione të ndryshme (status social, sjellje madje edhe të ardhurat mujore) mbi personat që zgjedhin të ngasin kryesisht mjetin e një marke të caktuar, shkruan revista automobilistike “HDMOTORI”.

Sipas “Progenium”, ata që ulen para timonit të veturave që i përkasin markave “Audi”, “Seat” dhe “Toyota” shihen me sy pozitiv nga shoferët e tjerë, duke qëndruar para atyre që lëvizin me “Mini”, “Tesla” apo “Smart”. Pronarët e mjeteve “Toyota”, për më tepër, janë në vend të parë në lidhje me sjelljen pozitive gjatë pilotimit. Me pak fjalë, ka një probabilitet shumë të ulët që të përballesh me një person arrogant në timon të një makine “Toyota”.

Madje, “Toyota” është në krye edhe të klasifikimit për klientët më të ndjeshëm ndaj mjedisit duke lënë pas “Smart”, “Tesla”, “Renault” dhe “Hyundai”.

Interesant është aspekti që lidhet me moshën mesatare të atyre që ngasin makinën e një marke të caktuar. Në fakt ata që ngasin “Jaguar” dhe “Mercedes” kanë një moshë mesatare prej 48 vjeç, të ndjekur nga “Volvo”, “Porche” dhe “Ferrari” (45 vjeç), “Opel” (42), “Ford”, “Dacia”, “Tesla” dhe “Renault” (41).

Mosha shpesh herë lidhet me të ardhurat, po jo gjithnjë. Në fakt kush ka një “Ferrari” ka të ardhura mujore mesatare prej 18 100 eurosh, ndërsa ku ka një “Jaguar” fiton mesatarisht 6 700 euro, pak më shumë nga ata që kanë “Porche”.

Në fund vjen klasifikimi sipas seksit. Në fakt sipas këtij studimi “Mini” zgjidhet nga 91% e grave, duke lënë pas “Smart” 80%, “Fiat” 61%, “Seat” dhe “Peugeot” 55%.

Nga ana tjetër meshkujt zgjedhin marka si “Ferrari” dhe “Jaguar” (98%), “Porche” (97%) dhe Mercedes (96%).

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close