Media gjermane:Turqia drejt bankrotit,vite të vështira për qytetarët turq

Loading...

Shtypi gjerman është marrë me rënien dramatike të lirës turke si dhe inflacionin e lartë,të cilin e quajnë lajmtar të thyerjes që po vjen.
Turqia nën presidentin Erdogan politikisht është shndrruar në autokraci islamike e cila nën idenë për të krijuar një rend tjetër nga ai egzistues ka humbur nga vlera që kishte për aleatët e deridjeshëm,të cilët pastaj morën masa ndëshkuese kundër veprimeve jo demokratike të presidentit autokrat,si SHBA presidenti i së cilës Trump kish njoftuar se do të dyfishojë doganat ndëshkuese në çelikun dhe aluminin turk.Pas kësaj ka pasuar thyerja e stabilitetit të liras dhe rënien e saj ,që momentalisht në raport me dollarin është dobësuar për 19 përqind dhe dollari tani vlen 6,62 të lirës.

Që nga janari, monedha ka humbur një të tretën e vlerës së saj ndaj euros për shkak të përplasjes kronike midis regjimit në Ankara dhe Perëndimit dhe pasigurisë të ndjerë nga ekonomia. “Ndrro euro, ndrro dollarin dhe arin për lira ne bankat tona. Kjo është një luftë kombëtare “, bëri thirrje presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, duke e quajtur përsëri rënien e lirës si” luftë ekonomike “për të cilën fajëson Perëndimin.

“Turqia zhytet në greminë”, shkruan për gjendjen e ekonomisë Neue osnabrueker zeitung. “Vendi politik nën Presidentin Erdogan është kthyer në autokraci islamike. Ekonomia po shkon drejt greminës. Shpërbërja dramatike e lirës turke së bashku me ritmin e etheve të inflacionit janë lajmi i një shkatërrimi grabitqar. Shumë firma me borxhe dhe familje private mund të kenë probleme tash ose më vonë me pagesën e detyrimeve të tyre. Pastaj do të shpërthejë flluska kreditore “.

Ndërsa Frankfurter algemeine zeitung shkruan: “Erdogani ka nevojë për shumë para për t’i bërë njerëzit të lumtur, ai mbron politikën e normave më të larta të interesit që mund të rrezikojnë rritjen ekonomike. Një vend me një normë inflacioni prej 15 për qind ka nevojë urgjente për më shumë interes për të rivendosur stabilitetin e monedhës. Erdogan me mënyren e tij rrezikon ta fus Turqinë në një rrezik serioz të dëmtimit të rëndë të vendit, i cili pastaj mund të frenohet vetëm me ndihmën e jashtme, thonë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një skenar i tillë duhet të jetë një makth për një autokrat si Erdogan. Por ai vazhdimisht qon mu drejt kësaj . ”

E Welti konservativ shkruan se Erdogan nuk la asgjë tjetër përveç “të thërrasë Allahun për të mbrojtur politikën e tij të papërshtatshme ekonomike”. “Ky disavantazh duhet të shfrytëzohet nga BE duke ofruar bisedime të reja, por edhe duke rritur presionin. Vendi ka nevojë për rehabilitimin bazë, një Bankë Qendrore të lirë, një gjyqësor të pavarur, një politikë të jashtme më mirë të koordinuar me partnerët e NATO-s. ”
“BE nuk guxon t’ia lejojë vetes për ti quar suart nga Turqia. Është shumë e rëndësishme pozita strategjike e këtij anëtar i NATO-s edhe për krizën me migrantët.Nese vendi do të detyrohej të shpallte bankrotin ,banorët do ti presin vite të vështira.Këtu s’do të mund të ndihmonin as të fortit”,përfundon Welt./Pi


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close