Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Media serbe: Kosova, status për serbet ,”sipas modelit të Tirolit Jugor”!?

Loading...

Mediat serbe po spekulojnë përsëri dhe sipas tyre “Shqiptarët e kanë dokumentin e tyre të cilin edhe po e promovojnë për të fituar mbështetjen perëndimore .
Propozimi i shqiptarëve ,pushtetarëve në Prishtinë ,sipas këtyre mediave është një Kosovë e pavarur ku statusi i serbëve në këtë shtet do të rregullohej sipas “modelit të Tirolit jugor në Itali!”

“Ky veprim do të përkonte me marrëveshjen e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt se nuk ka negociata për demarkacionin dhe vë Beogradin përpara aktit final, me ndihmën e qendrave të pushtetit që janë sponsorët kryesorë të pavarësisë së shtet të Kosovës”, shkruan “Novosti”.

“Nëse shqiptarët marrin mbështetjen e vendeve kyçe në Perëndim për këtë plan, kjo do të thotë se pala serbe dhe presidenti Aleksandar Vucic praktikisht mbeten të izoluar në përpjekje të gjatë për të ardhur më në fund te një zgjidhje historike me marrëveshje të qëndrueshme dhe kompromise reciproke”,thuhet më tutje në spekulimet e shtypit serb nga Beogradi .

Gjithashtu shtohet se Modeli i Tirolit të Jugut u përmend si një opsion, është opsion vetëm territorin e Kosovës në raport me Serbinë qendrore,në shtetin e tyre të pavarur si= shkruajn ato!Duke u ankuar se asesi shqiptarët “nuk po formojnë Asociacionin e Komunave serbe,ë dalë nga marrveshja e Brukslit.”për këtë ata po e sjellin modelin e Tirolit Jugor si alternativë të AKS,për të rrumbullaksuar sovranitetin e vendit dhe për të konkurojnë me këtë për vend në Kombet e Bashkuara “,shkruhet më tutje.

“Kjo manovër e re mbart një rrezik të madh për stabilitetin e vendit tonë (Serbisë). Sepse në qoftë se me ndihmën e Perëndimit ky propozim i shqiptarëve bëhet një propozim zyrtar , marrëveshja do të jetë praktikisht e pamundur dhe kështu do të rëshqitet në rrezikun ku Beogradi dhe Vuciq do të jenë të akuzuar për kolaps të negociatave me pasoja të paparashikueshme, si në Serbi dhe për të personalisht”, përfundon kjo gazetë e cila gjithmonë nuk harron të “ua sjell ndërmend serbëve të mashtruar se Kosova qenka serbe” e duka harruar tua përmend se Kosova është shtet i pavarur i pranuar nga mëse gjysma e vendeve të botës dhe vendeve kryesore të perëndimit,por ngase ka punë me një fqinj të pacivilizuar me kërkesa hegjemoniste i duhet të merret me të dhe të hargjoje energji deri në zgjidhje e cila po kushton ngase uniteti nga pala kosovare nuk është edhe aq në nivelin që mbronë interesat shtetrore të Shqiptarëve!/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close