Advertisements

Ndihmës sekretari i shtetit, Mitchell biseda të ndara telefonike me Thaçin dhe Vuçiqin

Sipas njoftimit të mediave Ndihmës sekretari i shtetit, Wes Mitchell,ka pasur biseda telefonike me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi ,por edhe me atë të Serbisë Vuçiq.
Thaçi shkroi në Twitter se kishte një bisedë të shkëlqyeshme me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë,Mitchell

“Ne jemi mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara dhe mbështetjes së saj për arritjen e një marrëveshje paqësore të detyrueshme ligjërisht mes Kosovës dhe Serbisë dhe kemi rënë dakord të koordinojmë hapat e mëtejshëm,” tha ai.
Thaçi shtoi se mbështetja e SHBA është vendimtare për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Ndërsa nga ana serbe njoftohet se Vuçiq dhe Michel, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, diskutuan, para së gjithash,për rrugën evropiane të Serbisë dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Nga biseda u konstatua se Shtetet e Bashkuara japin mbështetje të plotë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, të udhëhequr nga ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian, si dhe duke shpresuar që të arrihet një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë.

Presidenti i Serbisë,thuhet në njoftim se i tha zyrtarit amerikan se “ai është i përkushtuar ndaj paqes dhe bashkëpunimit në rajon, dhe megjithëse mendon se do të jetë shumë vështirë të arrihet një marrëveshje, ai do të vazhdojë të bëjë përpjekje maksimale për të arritur stabilitet të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.”

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close