Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Në Egjipt Zbulohet një djathë më shumë se 3 000-vjeçar

ATSH-AFP/ – Një nga djathërat më të vjetër në botë u zbulua nga shkencëtarët italianë në Egjipt.

Më shumë se 3 000-vjeçar, ky djath ka ruajtur gjurmët të bakterieve që mund të shkaktojnë ethen mesdhetare, që prek si kafshët ashtu dhe qëniet njerëzore.

Shkencëtarët italianë të Universitetit të Katanjës që kanë studiuar objektet në një mauzole që ndodhet në rajonin e Saqqarah, një varrezë e madhe e rajonit të Memphis, kanë zbuluar një prej djathrave më të vjetër në botë.

Ky djathë 3 200-vjeçar ishte i prodhuar me qumësht lope, dhie dhe deleje.

Ashtu si thuhet në gazetën egjiptiane “Youm7”, kërkimet janë bërë në bashkëpunim me specialistët e Universitetit të Kajros.

Shkencëtarë kanë studiuar mbetjet e kores së djathit që ishteprodhuar në vitet 1290-1213 para Jezu Krishtit.

Analizat e kryera në laborator kanë mundësuar për të përcaktuar jo vetëm përbërjen e këtij djathi, por gjithashtu për të zbuluar praninë e bakterieve që mund të shkaktojnë sëmundjen e njohur në Egjipt me emrin “ethja mesdhetare” që prek kafshët shtëpiake si dhe qëniet njerëzore./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close