Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Në Kinë përurohet aeroporti gjigant futurist

Loading...

ATSH-AFP/ – Në periferinë rurale të Pekinit shpaloset një kantier me 8 000 punonjës ku vështrimi ndalet aty ku takohet toka me qiellin.

Kina po ndërton aeroportin më të ri gjigant me një dizajn futurist, që do të shndërrohet në një nga më të frekuentuarit në botë.

”I konceptuar për të lehtësuar presionin ndaj aeroportit tjetër ndërkombëtar të kryeqytetit, që është i tejmbushur, ai do të hapet për publikun në qershor të vitit 2019”, pohon Li Jianhua, drejtori ekzekutiv i projektit pjesë e grupit të ndërtimit ‘’Beijing Urban Construction Group’’.

Aeroporti i ri ndërkombëtar i Daxing pritet të punojë me kapacitet të plotë në vitin 2025. Ai do të ketë atëherë tetë pista operacionale dhe do të ketë kapacitet të presë 72 milionë pasagjerë në vit.

”Me një kosto të përgjithshme prej 63,9 miliardë juan (8 miliardë euro) aeroporti i ri do të ketë nevojë për 200 000 tonë çelik ose e njëjta sasi sa për aeroplanmbajtësen kineze ‘’Liaoning’’, thekson Li Jianhua.

Punonjësit po punojnë me ritme shumë të shpejta në kantier, e barabartë me ndërtimin çdo ditë të një ndërtesë 18 katëshe.

Deri në vitin 2036, numri i pasagjerëve që do të udhëtojnë në mbarë botën pritet të dyfishohet dhe të arrijë në 7,8 miliardë në vit, sipas vlerësimeve të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close