Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Një itinerar i ri turistik,Muzeu i Kastriotëve

ATSH/ – Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, u bë i mundur restaurimi i Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

Muzeu i Kastriotëve, itenerari më i ri turistik, mirëpret të gjithë vizitorët pasi përfundoi restaurimi të rikthehen sërisht në Sinë, për të hapur dyert e Muzeut më të ri, në rrethin e Dibrës, për të mësuar më shumë rreth historisë.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së realizoi restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës.

Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit ishte edhe muzealizimi. Janë resaturuar dhe ambientet e ekspozimit, si dhe janë riorganizuar tabelat e ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Restaurimi i muzeut konsistojë dhe në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim e ndriçimit.

Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close