Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Personi i dënuar për korrupsion në Serbi emërohet gjykatës i Gjykatës kushtetuese në Kosovë!

Siç njoftohet nga shtypi Radomir Laban,njeriu i cili iku nga Serbia për ti ikur arrestimit për shkak se ishte i dënuar për korrupcion ,u emrua gjykatës i Gjykatës kushtetuese të Kosovës nga presidenti Hashim Thaçi.
Labani do të jetë një nga nëntë gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese,i cili do të mbushë një nga vendet e përcaktuara për “përfaqësuesit e pakicave”, raporton Reuters.

Agjencia britanike rikujtoi se Laban u emërua nga deputetët serbë në Kosovë dhe se emërimi i tij u miratua gjatë një votimi në parlament në maj, por se opozita dhe organi mbikëqyrës gjyqësor i bënin thirrje Thaçit të mos e emërojë atë derisa të kryhen të gjitha kontrollet e sigurisë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të Serbisë, Labani u dënua në vitin 2011 me gjashtë vjet burg për korrupsion, si një zyrtar doganor serb.
Ai shërbeu gjysmën e dënimit ndërsa ishte në paraburgim dhe në pritje të gjykimit, midis 2006 dhe 2009.
Laban pasi ishte liruar përkohësisht nga arresti ksihte ikur në Kosovë.Ai nga gjykata serbe në Kralevë ishte kërkuar të arrestohet ku është kërkuar që ti dorëzohet organeve serbe të drejtësisë.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close