Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Petritsch në njëfarë mënyre i shkon përkrah idesë për ndarje,përderisa Bildt,kategorik kundër ndarjes së Kosovës

Në vazhdën e diskutimev të fundit mbi idetë për ndarjen ose jo të Kosovës janë kyçur edhe diplomat të hauj të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kanë qenë të involvuar në zgjedhjen e problematikës së Kosovës.
Diplomati austriak Wolfgang Petritsch, ish i dërguari special i BE-së në Kosovë, ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në BiH, beson se për të zgjidhur problemin e Kosovës, për të thënë vrazhdëtë ,duhet pranuar ndryshimin e kufijve. Ky diplomat nuk përdor asnjë nga terminet në qarkullim – as ndarje dhe as përkufizim. Ai përdor terminologjinë e “korrigjim kozmetike administrative “, shpjegon pse: “Nëse fare vjen deri te ajo, do të jenë korrigjime të vogla kozmetike që ndikojnë në numër të vogël të fshatrave në afërsi të Bujanocit dhe të Mitrovicës.”

Sipas Petriçit “korrektimi kozmetik” përmes disa fshatrave nuk do të ketë një efekt negativ domino në vende të tjera në rajon dhe për këtë arsye nuk ka frikë të përhapjes së konfliktit. Eventualisht për të të parandaluar që edhe të tjerët të shkojnë në rindarjen e kufijve, diplomati propozon që kjo të bëhet e sponsorizuar nga BE-ja, OKB-së dhe OSBE ,të nënshkruajnë një deklaratë solemne se – “askush tjetër, as Bosnja, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Sllovenia, as Shqipëria, nuk do të kishte të drejtë të bëjë marrëveshje të ngjashme. ”

Përderisa Petrich përkrah këtë ide ,diplomati tjetër po ashtu me njohuri për Ballkanin suedezi Karl Bildt ,është kundër ndarjes.
Ai terminologjinë e njohur deri më tani, mbi ndarjen e sheh hapur si lojë me zjarr që mund të jetë një rrezik për të gjithë rajonin. Për Bildt propozime të reja për ndarjen janë recetë për “paqëndrueshmëria gjeopolitik”, “hapje të Kutisë së Pandorës” dhe rrezik për të ardhmen dhe paqen në Bosnje, Maqedoni …

– Kur është fjala për të ardhmen e Ballkanit, ka pasur një propozim për ndarje të reja në rajon, e cila është një recetë për paqëndrueshmërinë gjeopolitike. Në mënyrë diskrete, udhëheqësit politikë serbë dhe shqiptarë po eksplorojnë mundësinë e pajtimit të dallimeve të tyre me shkëmbimin e territoreve. Ideja e ndarjes pajtimit nëpërmjet shkëmbimit të territorit qarkullojnë prej vitesh në Beograd, por ka tërhequr kohët e fundit vëmendjen edhe në qarqet udhëheqëse shqiptare, – thotë ish-Kryeministri suedez Carl Bildt për “Washington Post”.

Aishton se kjo ide nuk është e re.
– Deri më tani, politika dhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë e qartë: kufijtë si ishin në ish-Jugosllavi duhet të mbeten ashtu, dhe zgjidhjet duhet kërkuar në kontekstin e tyre. Balkanizimi i mëtejshëm i rajonit të Ballkanit do të hapte konflikte të reja dhe gjakderdhje – shkroi Bildt.

Ai thekson se përderisa nuk ka normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, kjo çështje do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin në rajon.

– Kjo është arsyeja e rishfaqjes së idesë së një ndarjeje të re të territorit. Mund të ketë versione të shumëfishta. Kosova mund të heqë dorë nga një zonë në veri të Ibrit, të banuar kryesisht nga serbët, dhe të fitojë përfitime diplomatike dhe ndoshta të fitojë lokacione të dominuara me shqiptar në Serbinë jugore. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po mendonte në atë drejtim, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama është duke vepruar ashtu , siç më thanë gjatë bisedës – thotë Bilt.
Sipas Bildt, e tëra kjo mund të jetë një “thirrje për telashe”.

– Kjo është e rrezikshme, dhe Uashingtoni dhe Brukseli duhet t’i njohin këto rreziqe. Integrimi gradual i Serbisë dhe Shqipërisë në BE dhe NATO, të gjitha të bazuara në kufijtë ekzistues , është e vetmja mënyrë për stabilitetin e qëndrueshëm në rajon. Loja me kufijtë dhe ndarjet në Ballkan ishte e rrezikshme në fillim të viteve ’90, dhe mbeti e tillë deri më sot – përfundoi Bildt.
Megjithatë fantazma “ndarje,korrektim,ndrrim…” ka dalë nga kutia dhe varet se si do të përfundojë ajo./Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close