Advertisements

Podgorica zyrtare po përgatitë anulimin e “Podgorička skupština” nga viti 1918 me të cilën Serbia ua hoqi shtetin malazezëve

Më 26 nëntor 1918 e ahtuquajtura “Podgorička skupština” vendosi heqjen e shtetit të Malit të Zi, territori unitarist i të cilit i bashkohet territorit të shtetit të Serbisë dhe popullin e malazez e inkorporon në atë serb.

Por sipas të drejtës historike edhe sipas qeverisë aktuale si dhe historianëve malazez kjo gjë ishte bërë në kundërshtim me kushtetutën e atëhershme të Malit të zi si dhe rregullimit juridik të këtij vendi.
Podgorica zyrtare beson se atëhere u hoq me akt të një anshëm (nga Serbia) një shtet sovran, i njohur ndërkombëtarisht, që kishte kushtetutën, qeverinë, Asamblenë Kombëtare, si një organ kushtetues dhe legjislativ, një qeveri,dhe një një rregullim juridik.

“DPS është më afër propozimit, që në vend të ligjit,të propozoje një rezolutë si një akt politik , pasi ne kemi parë më parë se vendimet e Kuvendit të Podgoricës u hoqën në vitin 1945 dhe 2006,” thuhet në njoftim mediash,nga Podgorica të cilat shkruajnë se partia në pushtet po përgatitë një rezolutë për të zhvleftësuar këtë akt të njëanshëm.
Pritet që, nëse një dokument i tillë do dërgohet në parlament, do të mbështetet nga koalicioni qeverisës. Përfaqësuesit e DPS dhe SD më herët thanë se partitë e tyre do të mbështesin një dokument që do të anulonte vendimet e Kuvendit të Podgoricës./Proinformacion.com

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close