Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Populli shqiptar në zgrip

shkruan Fahri Xharra


Nëse unë kritikoj një mohues të kombit, unë po rëndonkam papunësinë? Ku ka logjikë kjo akuzë? Nëse unë si historian i demaskoj mbrapshtitë turke, serbe, greke; me këtë si mund ta rëndoj çështjen tonë sociale? Gabim je, or djalë? Mendo më drejt, mendo shqip! (f.xh)

Populli shqiptar në zgrip; po përsëritet e keqja.
“Në fund të shekullit të 19-të, kur na u dobësua Turqia (dhe mbetëm përfundimisht nën Serbi), shkuan disa fshatarë te pleqnari Xhemajl Abrija dhe e pyetën:
-Xhemajl Aga… Po na pyesin për regjistrim… a jeni shqiptarë a myslimanë, e nuk po dimë si me u përgjigj!
-Shkruni kurrkusha-iu tha Xhemajl Aga…
-Si bre kurrkusha! -i thanë fshatarët!
-Po, kur nuk e dini se çka jeni, ma mirë me u shkru si kurrkusha”
Cilët janë askushat e kombit? Buza e një gremine dhe i një shkëmbi të thepisur quhet: zgrip. A jemi ne në zgrip?
Çfarë absurdi i llojit të vet, ka filluar të promovohet një komb i ri, që disa po e quajnë veten “Osmanlli”. Çudia e madhe se Skënderbeu dhe lufta e tij po përpiqet të cilësohet si “Luftë Fetare” nga disa hoxhallarë duke i cituar disa historianë dhe, sipas tyre, kjo na qenka “e vërteta”. Kësaj i thonë: “Të mohosh veten”. Feja duhet t’i shërbejë kombit, shtetit, atje ku vepron. Askush nuk është kundër fesë, por nuk duhet të lejohet që të behet instrumentalizimi dhe as politizimi i saj!

Kjo është e papranueshme! Nëse cilido personalitet fetar i cilësdo fe nuk është edhe kombëtar, atëherë ata, me apo edhe pa vetëdijen e tyre, janë kundër vetes, edhe kundër fesë!
Zgripi i humnerës kombëtare është shumë afër. Zgripi është pika e fundit, fundi, mbarimi i diçkaje. Sa jemi ne në zgrip? Kush është vënë në krahun antikombëtar duke gdhendur (gërryer) në trupin e etnisë së vet në emër të islamit. Ku i kemi hoxhallarët atdhetarë, të cilët duhet të jenë të parët që t’u kundërvihen këtyre fundërrinave të shitura për ca para e salltanete që ua ofrojnë sektet ekstreme islame arabo-turke…?! Këta e shfrytëzojnë gjendjen anarkike në Kosovë për të mbërritur qëllimet e tyre të errëta në dëm të kombit shqiptar.(DIG)

A duhet të flasim nga froni, fron ky që e braktisëm me shekuj, a duhet të flasim nga malli për zërin tonë burimor shqiptar?
“Në qendër të kacafytjes (një fjalë disi më e saktë në këtë rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siç ndodhte shpesh me zotin Gjergj K. kur hynte në skenë, gjithë çështjet madhore të kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarëve, raportet e mitit me historinë, vetë çmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare do të ndërlikoheshin rreth tij. Dy grupimet që do të ndesheshin, “albanologët e rinj”, ose rimohuesit, siç u quajtën shkurt, dhe kombëtaristët, kundërshtarët e tyre, do të përdornin kundër njëri-tjetrit gjithë minierat e gjuhës shqipe, çka do të ishte një festë për përpiluesit e fjalorëve, nëse ende kishte të tillë. Thënia “patriotizmi, streha më e fundit e horrave”, ishte ajo që, më shumë se çdo tjetër, do të përdorej në kronikën shqiptare.(I.Kadare)

Por strehëzat nuk po dorëzohen lehtë. Ata e kanë kuptuar se do të ishte më mirë të përdorin më pak sharje e më shumë logjikë. Kështu, në vend që të kuptojnë se po e trondisin botën, duke shpallur se sa skandaloze ishte amësia ose atësia e rreme e jonë, po vihen në zhbirimin e ca dokumenteve dhe ca hartave të ca arkivave, me ngulm të vërtetojnë osmanitetin tonë. Zgripi moral, historik dhe identitar i një kombi të lashtë.

Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, prandaj kjo ishte vetëvendosja më e madhe e Amerikës, Europës dhe Izraelit dhe vetë dëshira dhe vetëvendosja e shqiptarëve të Kosovës.
Pretendimi për ta ndryshuar ose keqinterpretuar historinë janë elementet bazike të kësaj fryme antishqiptare
T’iu krijosh hapësirë veprimi atyre që kanë marrë peng Republikën, duke iu dhënë në dorë alibi të fuqishme për ta luftuar përmes kuazi “veprimit të shtetit të së drejtës”, më rezulton si akt, shprehur më së buti, që reflekton foshnjëri politike.
Zgripi i humnerës kombëtare është shumë afër. Zgripi është pika e fundit, fundi, mbarimi i diçkaje. Sa jemi ne në zgrip? Kush është vënë në krahun antikombëtar duke gdhendur (gërryer) në trupin e etnisë së vet në emër të islamit?
O Popull, jemi në zgripin historik!


 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close