Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

“Presidenti është i zhdukur” i Bill Clinton arrin miliona shitje

/ATSH/ – Bill Clinton është tashmë një novelist që ka bërë miliona shitje.

“Presidenti është i zhdukur”, një melodramë e shkruar së bashku me James Patterson ka arritur më shumë se 1 milionë shitje në Amerikën e Veriut që prej 4 qershorit. Ky është libri i parë i tij me thriller, por me Patterson arriti të krijojë një prej romaneve më të suksesshme në botë.

Ka patur reagime të ndryshme për librin, por pronari i kompanisë së shitjeve “Barnes & Noble”, Sessalee Hensley tha në një deklaratë të mërkurën se “Presidenti është i zhdukur” ka patur shumë ndikim.

Edhe shkrimtari Patterson bëri një deklaratë, ku thoshte se bashkëpunimi me Bill Clintonin ka qenë kulmi i karrierës së tij dhe se ish-presidenti do t’u sjellë lexuesve nga një këndvështrim i brendshëm se ç’do të thotë të jesh president.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close