Advertisements

Pse dalin në rrugë arbëreshët e Argjentines ?

Ja pse dalin në rrugë, në rrugët e Buunos Airesit, shqiptarët e Argjentines , sepse duan të tregojnë që janë gjallë , që frymojnë shqip . I shihni në foto , me veshje kombëtare, me flamur kombëtar , me flamurin e Skënderbeut.
“Në këtë festë njofton Kryekancelari i Kishës Ortodokse në Argjentinë, Hirësia e Tij, Aleksandro Greco, kan marrë pjesë dhjetra familje arbëreshe, të veshura me kostumet e tyre folklorike, duke u lutur, kënduar dhe kërcyer, së bashku me grupe të tjera në këtë festë nga Shoqëria “Miqtë e Kolektivitetit”, dhe një grupi i Baletit Shqiptar…”

Berishajt e Buenos Aires, Argjentinë

Ata nuk dolën në rrugë të imitojnë Kishën, por ata i treguan Argjentinës që janë kushjanë dhe me dëshira 600 vjeçare : ‘Rroftë Atdheu ynë i dashur! Zoti i bekoftë të gjithë herojtë e kombit tonë që u sakrifikuan për lirinë e drejtesinë e kombit tonë!!! Rroft Iliria e Shejt! Rroft Dardania Sacra!!! Rroft Shqipria dhe Historia jonë Pellazgo – Ilire! Une jam krenar per ty , Flamuri Kuq e Zi më i bukur në botë! Kuq e zi jan ngjyrat tona, në flamur jeton Shqiponja, kokën lart e shum krenar, i themi botës, se jemi Shqiptar! Rrnoft krejt Shqiptarija – Pelazgo – Illyrian një nga shtetet më të vjetra në këtë planet që askush s’mund të na hup farën Shqiptare!”

Alejandro Greco

E kemi një ndryshim, këtyre iu prinë Alejandro Greco , Arkipeshkvi shqiptar ( me origjinë nga arbëreshet e Italisë ) , i cili krahas lutjeve të tia nga feja që i takon , “ gjematit’ i tregon se kush janë, nga kanë ardhur dhe cili ishte atdheu i tyre i pare dhe pse dhe kur kanë ikur nga Arbëria

Sociedad Albanesa de Berisso(Berisha), ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”,( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro.

Në katundin Berisso(Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata e cila ka një popullsi prej rreth 95 mijë banorë ( regjistrimi i vitit 2001), thuhet se jeton edhe një komunitet mjaft i gjërë Arbershë. Ku rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut, që u shpërngulën në Argjentinë shekuj më parë. ( Sociedad Albanesa de Berisso, është formuar në 1907, dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).
Aktualisht, ata janë në Argjentinë, aq shumë sa që Shoqëria Shqiptare e Berishos – Sociedad Albanesa de Berisso, ka edhe kishën e saj, si dhe qendrën kulturore Arbereshe. Kolektivi shqiptar i Berisso “La Sociedad Albanesa de Berisso”, e cila është një Shoqëri, që ruajtur deri në ditët e sotme traditën arbereshe, sipas rrjetit social Facebook, ka kremtuar festën e “Kurorzimit të Mbretëreshës” së saj të re.

Të kalojmë në Tiranë, qindra mijëra “ besimitar “ dalin në rrugë , për të treguar se kur u bënë turq!
Me plotë gojen e them që askush nuk i obligon që të ndërrojnë fenë, feja është vullnet individual ; fatbardhësisht që egziston me Kushtetutë e drejta e besimit . Pra, fatbardhësisht !
Gabimi i rëndë i i kryeimamit të Shqipërisë është pse e përkarhu faljen në rrugë. Falja bëhet në objektat e kultit, objekte të cilat janë me qindra.
Çka ka nevojë t`i tregohet Europës dhe Amerikës devotshmeria e jonë fetare, në mënyrë aq publike, aq spektakulare. Ku është qëllimi ?

Gabimi tjetër, lutemi arabisht dhe turqisht dhe e ngrisim flamurin e Skenderbeut, të cilit një vit më herët ia mbuluam “fytyren”, të cilin nuk po mbet medium publik pa bartur në anën serbe. Ata që nuk e respektojnë kombin nuk kanë aspak të drejt të “krenohen “ me flamurin Skënderbeut .

Mbetshi më shëndet,urime festen atyre që e kanë festuar në shtëpitë dhe xhamitë e tyre të lagjeve ku jetojnë. E drejta e fesë nuk guxon të keqpërdoret e sidomos atëherë kur nuk kemi nevojë

Fahri Xharra,23.08.18
Gjakovë


 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close