Advertisements

Shefat e diplomacive të vendeve europiane dhe Mogherini….e rrezikshme idea për shkëmbim territoresh

Shefat e diplomacive të vendeve europiane gjatë një takimi sot me përfaqsuesen e lartë të Bashkimit Europian ,Federika Mogherini në Vienë kanë deklaruar qendrimet e qeverive të tyre përkatëse në lidhje me mundësinë e ndrrimit të territorit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Heiko maas,ministër gjerman i punëve të jashtme suke ardhur në këtë takim jozyrtar të Këshillit të BE-së në Vjenë ka thënë sa i përket kësaj qeshtje se “Ne mendojmë se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra tek njerëzit dhe kjo është arsyeja pse ne jemi shumë skeptikë për këtë”

Për konsekuenca shumë negative të idesë për shkëmbim territoresh në mes të dy shteteve ballkanike ka tërhequr vërejtjen edhe shefi i diplomacisë së Luxemburgut ,Aselborn.
Ndërsa ministri i jashtëm finlandez tha se “kjo qeshtje është mjaft e nderlikuar ,historia e luftës është e rëndë prandaj duhet të kemi kujdes të mos shkaktojmë probleme të reja”

Edhe ministri Ministri rumun i Punëve të Jashtme Tedor Melesanu paraqiti qëndrimin e vendit të tij dhe tha se në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës, është inkurajua nga takimet e fundit të “Presidentit Vuçiç dhe Thaçi”.

“Mendoj se zgjidhja më e mirë është arritja e mirëkuptimit të ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës, e cila do të ndihmojë vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën për të arritur vendimin përfundimtar”, tha Meleskanu nga Viena.

Ndërsa Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogerini tha pas takimit se Brukseli do të mbështesë çdo marrëveshje Beograd-Prishtinë që është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe instrumentet ligjore evropiane që janë kundër vendeve të pastra etnike.

“Çdo rezultat që pajtohet në mënyrë reciproke do të ketë mbështetjen tonë nëse, siç është duke u diskutuar, është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe rrjedhat ligjore evropiane,” tha Mogerini. Ajo nënvizoi se historia evropiane bazohet në kapërcimin dhe parandalimin e ideve të shteteve kombëtare të pastra etnike.

“Shpresoj që kjo të shkurajoje të gjithë ata që janë nervozë për idetë që po qarkullojnë. Ne po bëjmë diçka serioze, sfiduese, jo të pamundur, e cila ende nuk është këtu”, tha ajo./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close