Sot u ndjen tërmete që shkundën pjesë të Kroacisë dhe Bosnies
Tri tërmete të cilat kanë goditur sot pjesë të gjera të Bosnies dhe Kroacisë kanë shqetsuar me të madhe banorët e këtyre vendeve.
Nezavisne Novine e Banja Lukes raporton të dhënat e publikuara në vendin e Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC), se tërmeti i parë kish goditur në ora 05.33 ishte i shkallëss 4.6 Richter dhe epiqendra e tij ishte 19 km në perëndim të Glamocit në BiH.
Tërmeti i dytë me epiqendër, 22 km në perëndim të Glamocit, kishte një magnitudë prej 3.1 gradë Rihter, ndodhi 12 minuta më vonë, dhe tërmeti i tretë i 3.3 Rihteres, me një epiqendër 17 km në perëndim të Glamocit, tronditi këtë zonë në 05.51.
Portali kroat Index.hr raporton se Shërbimi kroat sizmologjik njoftoi se tërmeti u regjistrua të enjten në mëngjes në Bosnje dhe Herzegovinë. transmetohet që tërmeti me epiqendrën rreth tridhjetë kilometra në lindje të Kninit u regjistrua në orën 05.33 dhe magnitudën e tërmetit ishte 4.5 gradë të Richterit.
Siç njoftojnë lexuesit e portalit, tërmeti u ndje në Split dhe Kaštela.
Comments are closed.