Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Stadiumi i Prishtinës edhe zyrtarisht me emrin “Fadil Vokrri”

ATSH/- Stadiumi i Prishtinës do të mbajë emrin e ish-futbollistit dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë në qershor të këtij viti.

Ky vendim u miratua nga kuvendi i komunës së Prishtinës.

“Prej sot edhe zyrtarisht stadiumi i qytetit mban emrin Fadil Vokrri. Faleminderit Kuvendit të komunës, që miratoi propozimin e emrit”, shprehet Ahmeti.

Fadil Vokrri ishte ndër të parët shqiptarë që arriti të çelte derën për të luajtur në skuadrat e huaja, duke luajtur për Nimes dhe Fenerbahçe. Ai ishte i preferuari i tifozëve të skuadrës turke, por shkëlqimin që e arriti tek Prishtina dhe Partizani nuk mundi ta shfaqë asnjëherë në tokën turke.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, me mandat katërvjeçar. Fadil Vokrri konsiderohet njeriu me më shumë merita për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.

Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor 2018, pas një komplikimi shëndetësor.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close