Tani edhe njerëzit e qeverisë së Serbisë në Kosovë e sulmojnë Igumenin e Manastirit të Deçanit ,Sava Janjiq
Kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq i cili tha se “Janjiq e ka humbur krejtësisht busulluën, dhe po flet pa kuptim”,dhe në këtë mënyrë ka vazhdue sulmi qeveritar dhe proqeveritar serb kundër igumenit në Kishen e Deçanit Sava Janjiqit.Ky kohëve të fundit është në debat të ashpër me Daçiqin dhe Vuçiqin në lidhje me ngjarjet e fundit rreth Kosovës.
Janjiq mes tjerash kishte akuzua presidentin serb për skandalin me trenin e para dy vitesh, i cili u nis në Mitrovicë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”,si dhe se ata nga nomenklatura serbe nuk janë mbrojtësite interesave serbe në Kosovë por shkaktarët e tragjedive dhe se sipas Janjiq Vuçiqi gjendet në një realitet virtual në lidhje me Kosovën,madje ai e kishte akuzuar Vuçiqin për humbjen e Kosovës.
Igor Simiq në lidhje me këto akuza ka thënë se Janjiq sipas tij, do të ishte i kënaqur nëse thuhet se Kosova është e shqiptarëve.
“Ndoshta në trenin duhej të shkruhej Kosova është e shqiptarëve. Ndoshta Janjiq do të ishte i kënaqur”, ka thënë Simiq.
Sipas kryetarit të Listës Serbe, serbët e Kosovës vazhdojnë ta mbështesin Vuçiqin.
Ai thotë se Janjiq nuk po flet në emër të tyre.
“Pyes veten se simpatinë e kujt po tenton ta marrë Janjiq. Sigurisht jo të shumicë së serbëve në Kosovë që e mbështesin Vuçiqin”, deklaroi Igor Simiq,madje
Comments are closed.