Advertisements

Transformimi rrënjësor që kërcënon ekosistemet e Tokës

ATSH-AFP/ – Pyjet, shkretëtirat, peizazhet edhe ekosistemet jetësore të Tokës rrezikojnë të pësojnë një transformim të madh gjatë shekullit të  ardhshëm për shkak të ndryshimeve klimatike, paralajmëruan sot shkencëtarët.

Disa ndryshime të konsiderueshme kanë nisur të shfaqen në jugperëndim të SHBA-së, ku vatrat gjigante të zjarreve kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha me pyje.

”Në 100 deri në 150 vitet e ardhshme, këto ndryshime me shumë gjasa do të zgjerohen deri në savana dhe shkretëtira duke transformuar ekosistemet dhe vënë në rrezik faunën dhe florën. Kryesisht në Europë dhe në SHBA”, sipas punimeve të publikuara në revistën ‘’Shkencë’’.

‘’Nëse e lëmë ndryshimin klimatik të dalë jashtë kontrolli, prania e bimësisë në planet do të jetë krejtësisht e ndryshme nga ajo që është sot dhe ky fakt paraqet një rrezik të madh për diversitetin e planetit’’, thekson Jonathan Overpeck, dekan i ‘’School for Environment and Sustainability’’, në Universitetin e Miçiganit./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close