Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Trump rrit taksat për importet e çelikut dhe aluminit turk

ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi sot presionin ndaj Ankarasë, tashmë me një ekonomi të brishtë, duke njoftuar një rritje të konsiderueshme të tarifave të importit të çelikut dhe aluminit turk.

Trump me anë të një postimi në Twitter njoftoi dyfishimin e tarifave doganore ndaj çelikut dhe aluminit me origjinë nga Turqia, ndërkohë që monedha e tyre, lira turke po regjistron një zhvlerësim të shpejtë kundrejt dollarit tonë të fortë.

Shtëpia e Bardhë vendosi në muajin mars tarifa shtesë doganore në nivelin e 25% dhe 10% ndaj importeve të çelikut dhe aluminit, kjo nënkupton se këto produkte tani do të taksohen respektivisht me 50% dhe 20%.

Donald Trump u shpreh se marrëdhëniet me Turqinë nuk janë të mira në këto momente.

Ky njoftim vjen në fakt në një moment kur Turqia po përjeton një krizë të thellë diplomatike me SHBA për çështjen e një pastori amerikan të arrestuar nga Ankaraja. Këto dy aleatë të NATO-s vendosën javën e kaluar sanksione reciproke kundrejt zyrtarëve të qeverive./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close