Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Trumpi godet fuqishëm ekonominë turke,Erdogani këkon shpëtimin te Putini

Erdogani prej se ia ka këthyer shpinën perëndimit ka gjetur miqësinë në lindje më saktë në Rusinë.Ai sot ka biseduar me telefon me Putinin pr situatën ekonomike e cila me sa po duket po i vështirësohet prejse presidenti amerikan Trump shpalli sanksione se do ta dyfishojë doganën në aluminin dhe çelikun i cili vjen prej Turqisë,gjëe cila solli rënien e monetës turke lira.

Zyrtarët nga zyra e Erdoganit, të cilët kërkuan të mos përmendeshin, thanë se dy presidentët “shprehën kënaqësinë e tyre” se lidhjet ekonomike dhe financiare të të dy vendeve po përparojnë “pozitivisht” për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm në industrinë e mbrojtjes dhe të energjisë.

Agjencia e Associated Press thotë se përmendja e bashkëpunimit të sigurisë sugjeron vendimin e Turqisë për të blerë një sistem rus të mbrojtjes nga raketat S-400.

Tramp tha në Twitter se marrëdhëniet e SHBA me Turqinë nuk ishin “të mira tash” dhe se miratoi dyfishimin e detyrimeve doganore mbi çelikun dhe aluminin nga Turqia, nga 25 në 50 dhe nga 10 në 20 për qind.
Lira e Turqisë ka rënë tashmë 10 për qind sot për shkak të frikës së investitorëve lidhur me politikat ekonomike të Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan dhe sanksionet e SHBA. Pas shkrimit në twitter të Trumpit, kjo rënie ishte 19 për qind.

Një nga nxitësit e rënies së monedhës së fundmi është një konflikt me SHBA-në rreth një kleriku të arrestuar amerikan në Turqi, i cili akuzohet për spiunazh dhe terrorizëm në lidhje me një përpjekje grushtishteti dy vjet më parë.
Erdogan sot u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen pas një rënie të mprehtë të monedhës, por gjithashtu u kërkoi atyre ti drronin devizat e tyre me lira.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close