Advertisements
Ultimate magazine theme for WordPress.

Vjosa Osmani (LDK) : “Presidenti Thaçi përçarës”

Deputetja dhe anëtare e shquar nga radhët e LDK-së,Vjosa Osmani ka thënë se deklaratat e presidentit Thaçi rreth procesit të dialogt me Serbinë janë përçarëse.
Ajo tha se kreu i shtetit nuk po e luan rolin unifikues të spektrit politik, pasi në konferencat e tij të shpeshta, po akuzon spektrin politik, sidomos opozitën.Ndarjen e Kosovës nuk e pranojnë as vendet e BE-së, e as SHBA, sepse kjo do të kishte më pas efekt domino, sidomos për Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinën.

“Presidenti pikërisht këtë e ka bërë gjatë tërë karrierës së tij politike, ka krijuar përçarje në spektrin politik të Kosovës. Rrjedhimisht edhe tani si president kur e ka kompetencë kushtetuese unifikimin qytetarë dhe të spektrit politik, ai po e bënë të kundërtën, me akuza të pabaza, metë pavërtetat që po i thotë qoftë lidhur me partitë opozitare, por mbi të gjitha për procesin e dialogut Kosovë-Serbi”, tha Osmani.
Sipas saj, presidenti duhet të jetë i sinqertë me qytetarët e vendit dhe të tregojë cilat kanë qenë temat që i ka biseduar me homologun e tij serb, në takimet që ka zhvilluar herë fshehtas e herë haptas në Bruksel.

“Në fakt në takime të shumta me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar neve na është treguar që Vuqiç e ka paraqitur në tavolinë idenë e rivijëzimit të kufijve, pra të ndryshimit të kufijve. Megjithatë presidenti nuk ka treguar hapur se cila ka qenë përgjigja e tij në raport me idetë e tilla të Vuqiçit. Është tashmë e ditur që ideja e ndryshimit të kufijve, ndarjes së Kosovës ka qenë në radhë të parë e Dobrica Qosiqit, e përkrahur pastaj nga Millosheviqi, ka qenë ideja e cila pas vitit 2000 kanë punuar edhe politikanë të tjerë serbë dhe kjo është një ide në të cilën Serbia asnjëherë nuk është dorëzuar dhe vazhdon të bëjë sot nëpërmje2t ministrit të tyre të jashtëm por edhe politikanëve tjerë në Serbi që të marrë diçka të tillë, jo vetëm për të marrë pjesë të territorit, por në veçanti për ta lënë Kosovën pa disa prej resursve me të rëndësishme të saj ekonomike që gjenden nà « veri të Vendit”, theksoi ajo.
Sipas saj, për të pasur zgjidhje të qëndrueshme për rajonin duhet të kihen parasysh dy faktor.

“E para, ka të bëjë me faktin se ndryshimi i kufijve në Ballkan assesi nuk do të përfundoj vetëm me Kosovën dhe Serbinë, nëse dikush e tenton ta bëjë. Ju tashmë keni parë deklaratat e shteteve tjera në rajon dhe e dimë që kjo do të kishte efekt domino edhe për shtetet e tjera në veçanti për Maqedoninë edhe Bosnjën. Mos të flasim edhe për shtete të tjera të rajonit dhe kjo mund të shkoj përtej Ballkanit. Pra ndarja në vija etnike, rivijëzimi në vija etnike asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje e duhur për Ballkanin dhe fatkeqësisht nuk do të mund të arrihet paqësisht. Sa i përket çështjes së dytë, që mund të lidhen me një lloj autonomie apo me kompetenca ekzekutive për Asociacionin që de fakto do të nënkuptonin autonom, për secilin duhet të jetë e qartë që kjo zgjidhje është një ndarje e vonuar, pra nuk është se e parandalon ndarjen, thjeshtë e vonon”, tha deputetja Osmani.

Ajo insiston se ndarjen e Kosovës nga e cila do të humbej veriu, nuk do duhej ta përkrahte asnjë nga politikanët në Kosovë.
Osmani thotë se nuk mund të presin nga ndërkombëtarët ta mbrojnë Kosovën nga ndarja në qoftë se vet politikanët kosovarë shkojnë në Bruksel dhe avokojnë për zgjidhje të tilla.

Ani pse, sipas saj, qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar karshi ndarjes.
“Unë besoj që secili që dëshiron ta gjejë përgjigjen e qartë të SHBA-ve rreth kësaj teme mjafton ta lexoj deklaratën e departamentit të shtetit, ku kërkon zgjidhje të qëndrueshme dhe zgjidhje të implementueshme. Dhe deri tani edhe diplomatët amerikan e kanë bërë të qartë se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje e qëndrueshme dhe po ashtu zgjidhje që përfundon me marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ajo.
Deputetja Osmani madje thotë se presidentit nuk i është dhënë as mandati që të udhëheqë me këto procese.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close