Zaharçenko,lider i Republikës së vetshpallur proruse të Donetskut është vrarë nga një eksplozion
Lideri i të ashtuquajturës dhe vetshpallururës “Republika popullore e Donetskut”,Aleksandar Zaharçenko (42) është vrarë sot nga një eksploziv në një rfestoran në qender të Donjeckut.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i këshillit Popullor të DNR.Vladislav Berdiçevski.
“Udhëheqësi i DNR u vra në një shpërthim në restorantin “Separ”, u tha Berdiceviç gazetarëve.
Administrata e udhëheqësit të DNR ka raportuar se Alexander Zaharçenko ka vdekur në një sulm terrorist, raporton “Sputnik”.Gjatë ditës ishte njoftuar se gjatë eksplodimit ishte plagosur edhe një ministër i kësaj qeverie të vetshpallur.
Kuptohet se për këtë moska zyrtare përmes zëdhënses Zaharova menjëherë është kujdesur që ta shpallë fajtorin e ai është “Kievi zyrtar”.
“Republika popullore e Donetskut”,është një krijesë artificiale seperatiste ruse në territorin e shtetit sovran të Ukrainës e cila pas okupimit rus dhe kryengritjes seperatiste ka marrë jeten e mijër ukrainasëve.
Comments are closed.