Advertisements

zbulohen gjenet përgjegjëse të gjumit

ATSH-ANSA/ – Identifikohen dy gjenet përgjegjëse për gjumin, që rregullojnë kohën e fazës “Rem” (gjatë së cilës lindin ëndërrat) dhe quhen “Chrm1” dhe “Chrm3”, që shërbejnë për të prodhuar dy receptorë që lidhin acetiloklinën, një neurotransmetues i rëndësishëm që çlirohet në tru gjatë zgjimit dhe ëndrrave, sipas një zbulimi të publikuar në revistën “Cell Reports”.

Ky identifikim do të ndihmojë në zbulimin e mekanizmave molekularë që kontrollojnë ëndrrat dhe rolin që ka faza e mistershme “Rem” në konsolidimin e kujtimeve.

Një hap të parë në këtë drejtim e kanë bërë po të njëjtët studiues, që kanë modifikuar gjenetikisht minj laboratori për të fikur me radhë dy gjenet dhe për të verifikuar funksionin.

Eleminimi i gjenit “Chrm1” përcaktoi reduktimin dhe fragmentimin e fazës së gjumit “Rem”, ndërsa çasktivizimi i gjenit “Chrm3” ka reduktuar zgjatjen e fazës jo“Rem”.

Fikja e të dy gjeneve zhduku krejtësisht eksperiencën e fazës “Rem”, duke mos e rrezikuar mbijetesën e miut.

“Ky zbulim i jashtëzakonshëm, do të mundësojë që të verifikojmë në mënyrë rigoroze nëse faza Rem luan një rol qendror në funksionet biologjike themeltare si të mësuarit dhe memorja”, theksoi studiuesi japonez Yasutaka Niwa./

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close