Advertisements

8 miliardë,pasuria e institucioneve në Kosovë

Kjo është  pasuria e institucioneve qendrore të Kosovës,Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA),  e prezantuar në pasqyrat vjetore të institucioneve, ka arritur në 2 miliardë e 370 milionë euro, derisa pasuria e institucioneve lokale, sipas të dhënave të Auditorit, në fund të vitit që lamë pas ka arritur në 5.7 miliardë euro.

Vlera e pasurive të institucioneve qendrore, lokale dhe atyre të pavarura në vend ka arritur në 8 miliardë euro. Këto të dhëna janë publikuar në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Sipas Auditorit, pasuritë e institucioneve qendrore, vlera neto e pasurive kapitale të prezantuara në Pasqyrat Financiare Vjetore (PFV) është 2.370.301.102 euro, ndërsa sipas auditimeve individuale vlera e tyre është 2.378.338.918 euro. Sipas Auditorit, ekziston një mosbarazim prej 7.863.189 eurosh, respektivisht një nënvlerësim i PFV-ve të Qeverisë në raport me gjendjen e auditimit.

“Vlera neto e pasurive jokapitale të prezantuara në PFV është 60.406.358 euro, kurse sipas auditimeve 28.880.236 euro. Mosbarazimi prej 31.526.122 eurosh është rezultat i mbivlerësimit të vlerave të paraqitura në PFV.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close