Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Albin Kurti në Gjilan:Kundër pazareve me Serbinë

Lëvizja VETËVENDOSJE! nisi në Gjilan turin e tubimeve mobilizuese në mbrojtje të sovranitetit dhe kundër ndarjes së Kosovës. Përkrah kryetarit Albin Kurti, deputetit Shemsi Syla dhe asambleisten Arjeta Rexhepi, tubimin e hapi kryetari i Qendrës sonë atje Nevzad Isufi duke akuzuar presidentin Thaçi se është bërë figura më përçarëse në politikë e cila tani po tenton ta përçajë edhe territorin e vendit.

Në vazhdim, Isufi përmendi problemet e shkaktuara nga decentralizimi në komunën e Anamoravës dhe diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në luginën e Preshëvs. Edhe një zyrë e hapur për adresimin e problemeve të shqiptarët të Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin është mbyllur pa shpjegim nga kryetari i komunës Lufti Haziri. “Politikanët lokalë dhe qendrorë nuk kanë mundur t’i zgjidhin as këto çeshtje të vogla, prandaj është iluzore të mendosh se ata do të zgjidhin çeshtje më të mëdha si veriun e Kosovës dhe bashkimin e Kosovës Lindore”, përfundoi Isufi.

Deputeti Shemsi Syla shprehu gatishmërinë dhe organizimin e plotë të Lëvizjes dhe atë popullor për mobilizim total në çdo shtëpi, fshat, lagje e qytet. Syla u shpreh se, “kjo rini dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! është ushtria e këtij populli, assesi të mos mendojë kush se nuk ka kush i del zot këtij vendi”.
Asambleistja Arjeta Rexhepi, njëherazi pjesë e sekretariatit të gruas brenda Lëvizjes, shprehu entuziasmin për praninë e grave në tubim dhe gatishmërinë e tyre për t’u angazhuar në këto procese politike dhe për të mbështetur në çdo hap protestat në mbrojtje të Republikës.

Në fjalën e fundit, kryetari Albin Kurti tha se 10 vite pas fillimit të procesit të decentralizimit, i cili e ka gjymtuar Kosovën dhe Anamoravën, do të duhej bërë një vlerësim i këtij gjymtimi dhe jo t’i shtohet një lojë e rrezikshme e një aventure personale të Thaqit, e cila po i shkon përshtat aspiratave shoviniste të Beogradit.
Duke vënë në dijeni qytetarët për vendimin e kryesisë së Lëvizjes për organizimin e protestave masive dhe koordinimin me LDK-në, Kurti tha se “ka ardhur koha që qytetari i Kosovës të ngrihet në skenën politike, ku është braktisur nga ata që duhet t’ia mbrojmë dhe përfaqësojnë interesat”.

Në vazhdim përsëriti qëndrimin e panegociushëm të Lëvizjes se presidenti nuk mundet të shkojë në dialoge pa parime e mandat; se aventurat personale të Thaçit nuk mund të lejohen të bëhen kompromise të dhimbshme për Kosovën; se sa më shumë i rrezikohet karriera Thaçit, aq më shumë e rrezikon ai Kosovën; dhe se ideja e tij për korrigjimin e kufijve e ka relativizuar atë që është e parelativizueshme, pavarësinë dhe integritetin e Kosovës.

Kurti e përmblodhi qëndrimin e Lëvizjes duke shpjeguar se bisedimet me Serbinë do të duhej të nisnin me kërkesën për njohjen e pavarësisë, pagimin e reperacioneve për dëmet e luftës dhe garantimin e reciprocitetit të të drejtave. “Çka kanë për të drejta serbët në Kosovë duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, por jo vetëm”, u shpreh në mbyllje të fjalës së tij kryetari i VETËVENDOSJES!./Komunikatë!

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close