Britania e Madhe i raporton Këshillit të Sigurimit për rastin Skripal

Loading...

Britania do të njoftojë sot Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për urdhërarrestet që i ka lëshuar për dy operativë rusë, të akuzuar për kryerjen e një sulmi me agjent nervor në tokën britanike.

Ambasadorja britanike në OKB, Karen Pierce, do të prezantojë gjetjet e Londrës në lidhje me helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij, Yulia, në qytetin Sallsbëri.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha të mërkurën se dy zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse e kanë kryer sulmin e 4 marsit.

Sipas saj, inteligjenca britanike ka konstatuar se sulmi është miratuar “nga një nivel i lartë i shtetit rus”.

Rusia e ka mohuar çdo përfshirje.

Dy shtetasit e akuzuar rusë për rastin Skripal: Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov.

Prokurorët britanikë i akuzan dy rusët, Aleksandr Petrov dhe Ruslan Boshirov, për krime, përfshirë vrasjen në tentativë dhe përdorimin e një arme kimike./REL

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close