Advertisements

Çedomir Jovanoviq:Dështimi i zgjidhjes së problemit të Kosovës ,pasoja fatale për Serbinë

Çedomir Jovanoviq,Lideri i Partisë Liberal Demokrate në Serbi ka thënë se dështimi i mundshëm për zgjidhjen e problemit të Kosovës do të ketë pasoja fatale për Republikën e Serbisë.

Jovanoviq thotë se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në Bruksel, duke shtuar se ky është momenti i fundit për zgjidhjen e problemit të Kosovës, transmeton Express.

“Nuk ka zgjidhje të mirë për Kosovën. Ne nuk zgjedhim ndërmjet të mirës dhe të keqes”, ka thënë Jovanoiviq për televizionin serb First TV.

Kryetari LDP-së, thotë se Serbia do të kolapsojë si shtet në rast se nuk arrin të gjejë një zgjidhje për problemin e Kosovës.

“Nuk është e vërtetë se nuk do të ndodh asgjë nëse nuk e zgjidhim problemin e Kosovës. Është një konflikt i ngrirë, është një konflikt që Serbia do të kolapsojë si shtet. Do të mbetemi  të izoluar”, ka shtuar Jovanoviq.

Sipas tij ky është shansi i fundit për t’i dhënë zgjidhje problemit të Kosovës.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close