Advertisements

Çfarë do konfirmojë Senatori amerikan Johnson me 10-11 shtator në Beograd,konsekuencën apo lëvizjen e politikës amerikane kundrejt qeshtjes së Kosovës?

Loading...

Mediat beogradase paralajmrojnë ardhjen e senatorit amerikan Ron Johnson në kryeqytetin e shtetit serb,me 10 dhe 11 shatator,gjë të cilën e ka konfirmuar edhe Ambasada amerikane në Beograd ,për Tanjug.
“Ai është njëri prej njerëzve kyq dhe kryesor të ngarkuar me misione të veçanta në Trumpit, prandaj ardhja e tij e pritshme në Beograd shoqërohet nga spekulimet e medias se ai mund të sjell një mesazh të presidentit amerikan që do të mbështesë Serbinë dhe ndoshta do të vijë në Serbi për të finalizuar një marrëveshje midis serbëve dhe shqiptarëve”,sipas këtyre mediave .

Ron Johnson është një zyrtar amerikan për ndihmën e të cilit në fazën e re të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës shpresojnë të dy palët dhe një nga arsyet kryesore për këtë është besnikëria dhe afërsia e tij me Presidentin e SHBA, Donald Tramp.
Serbet shkojnë edhe më larg në shpresimet e tyre në lidhje me vizitën e Johnson Beogradit ,duke thënë se “vet ardhja e tij konfirmon interesimin për pozicionin dhe planet e Beogradit”

Johnson kishte takuar edhe njëherë më parë presidentin serb Vuçiq ,nga i cili ky i fundit kërkoi të ndihmonte në “stabilizimin e rajonit ,me atë që do t’i luste përfaqësuesit e Shqiptarëve të Kosovës që të jenë të gatshëm për zgjidhje të vërteta të cilat nënkuptojnë ,kompromise”

Ai në atë kojhë kishte vizituar edhe Kosovën dhe ishte takuar me kryeministrin Haradinaj ,me q’rast ishte konstatuar se ndihma amerikane ishte mjaft e rëndësishme për Kosovën.
Megjithate mos të harrojmë se nuk ishte gjithëçka ashtu si do ta shpresonin serbet për faktin se senatori amerikan atëhere në atë kohë pas takimit me presidentin serb e kishte porositur Vuçiqin që ti kundervihej të gjitha tentimeve që Qendres “humanitare” Ruso-serbe në Nish të mos i ipej imunitet diplomatik.

Që më pastaj të merrte përgjigjen e pritur serbe nga Vuçiq i cili i kishte thënë se “Serbia merr vendime në përputhje me interesat e saja”
Të përkujtojmë se qëndrimin e tij për rrezikun rus në Ballkan e Europë ,senatori Johnson e kishte përsëritur vazhdimisht ,kur majin e vitit të kaluar kishte deklaruar se sjellja e Rusisë në tërë Europen lindore ishte e rrezikshme.
Duke deklaruar se “nuk mund ta lëmë anash Ballkanin ,thjesht nuk mundemi …”

E tani ,ai vërtetë njihet si një njeri i Trumpit,por si i tillë a do të sjell lajme Beogradit të cilat i shpreson Vuçiqi,apo do të sillet konform politikës tashmë të konfirmuar amerikane e cila bie ndesh ,me interesat ruse në Ballkan dhe me këtë edhe kundër interesave serbe e pro interesave të shqiptarëve,kuptohet duke marrë parasyshë gjithnjë konsekuencën e deklarimeve të tij mbi rrezikun rus në Europë.
Pas ardhjes së tij në Beograd ne vërtetë do të marrim vesh një gjë ,atë se a ndrroi vërtet kahje politika e Trumpit ndaj problemit të mardhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë apo do të konfirmohet përkrahja e pakusht e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës,duke venitur deri në shuarje shpresat e Serbisë për të ndarë Kosovën./Xh.Arifi/Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close