Advertisements
Take a fresh look at your lifestyle.

Christian Hoferer,intervistë për Radio Kosovën: “Kancelarja Merkel ka të drejtë dhe ajo e mban fjalën”

Loading...

Zëvendëspresidenti i lëvizjes Paneuropa në Gjeramani dhe njëherit kryetar i Panueropa për Bavari, Christian Hoferer. thotë se deklarata e kancelares gjermane, Angela Merkel që “integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i paprekshëm”. duhet të përsëritet vazhdimisht. “Kancelarja Merkel ka të drejtë dhe ajo e mban fjalën”, tha Hoferer.

 

Radio Kosova: Në Bruksel ka një kohë të gjatë që zhvillohet një dialog midis Kosovës dhe Serbisë, i cili tani nga të gjitha palët po thuhet se ka hyrë në fazën finale. Prisni një marrëveshje përfundimtare?

Christian Hoferer: Nuk është pyetje e thjeshtë kjo. Fjala është për një konflikt të moçëm midis serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Ngjashëm ne e kemi pasur me fqinjin tanë Francën dhe sot e kemi tejkaluar. Për më tepër kemi krijuar marrëdhënie miqësore dhe partneriteti mes veti. Pra, duhet të dialogohet, nuk është e thënë gjithmonë të ketë mendime identike, por ndasitë duhet të tejkalohen. Nga e kaluara duhet të nxirren mësime dhe e kaluara ka treguar se konfliktet për kufij etnikë dhe ndryshime kufijsh, mund të çojnë  në luftëra prej të cilave nuk përfiton askush.

Radio Kosvoa: Aktualisht kemi një debat për korrigjim kufijsh. Cka mund të sjellë kjo?

Christian Hoferer: Çka mund të sjellë kjo?! Është një pyetje me vend dhe unë jam i lumtur që kancelarja gjermane Angela Merkel e tha shumë qartë që: “integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i pacenueshëm”. Këtë e ka thënë ajo dhe kjo duhet të përsëritet vazhdimisht, sepse kancelarja Merkel ka të drejtë, prandaj jam i lumtur dhe  falënderues për deklaratat e saj dhe ajo e mban fjalën.

Radio Kosova: Është aktuale ideja e bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën. Si e vlerësoni ju këtë ide?

Christian Hoferer: Fillmisht do të thosha se shqiptarët që jetojnë në Luginë e Preshevës duhet të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë qytetarët që jetojnë në Serbi, pra të njëjtat të drejta si serbët. Lugina e Preshevës, sipas pikëpamjes juridike ndërkombëtare është pjesë e Serbisë, por ata duhet ti kenë të drejtat e njëjta në arsim, shëndetësi, punësim dhe të trajtohen si të gjithë qytetarët tjerë në Serbi pa dallim. Unë vetë e vizitoj herë pas here Luginën e Preshevës dhe p.sh., furnizimi me energji elektrike dhe ujë nuk është i rregulluar si në rajonet tjera në Serbi. Pra, ata kanë vështirësi të caktuara dhe në këtë pikë BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se do të ketë perspektivë evropiane, vetëm nëse respekton të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Radio Kosova: Paneuropa, zëvendëspresident i së cilës jeni ju, ka kërkuar heqjen e vizave për Kosovën. Ju i keni kërkuar Bashkimit Evropian që ta mbajë fjalën tani kur Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. A do ta mbajë fjalën BE-ja dh t’i heq vizat për Kosovën?

Christian Hoferer: Patjetër duhet ta mbajë fjalën. Këtë e kemi kërkuar që një kohë të gjatë. Tashmë, Komisioni Evropian dhe Komtiteti LIBE i Parlamentit Evropian kanë thënë “Po”-në e tyre dhe presim që kjo të ndodh. Siç dihet, Kosova krahasuar me vende tjera të Evropës Juglindore si Maqedonia apo Shqipëria është ngarkuar me kushtet shtesë si ajo për ratifikimin e kufirit me Malin e  Zi dhe kjo ka qenë arsyeja pse është vonuar liberalizimi. Tani pengesa më e fortë janë vetë vendet anëtare të BE-së. Të 28 vendet anëtare të BE-së duhet të miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo do të thotë se të gjithë ministrat e brendshëm duhet ti thonë “Po” liberalizimit të vizave. Në Gjermani, e cila është një federate, nuk vendos vetëm minisri i brendshëm, por këtë “Po” duhet ta thonë edhe ministrat e landeve gjermane, pra Konferenca e Ministrave të Brendshëm e Landeve gjermane.

Radio Kosova: Por ju jeni optimist?

Christian Hoferer Unë jam optimist të ndodh së shpejti, por nuk besoj se do të ndodh këtë vit. Do të ndodh në vitin 2019, patjetër. Ne në Bavari i kemi zgjedhjet parlamentare për landin tonë më 14 tetor, kështu që Ministri i brendshëm i Bavarisë nuk mund të thotë “po” para 14 tetorit, e pastaj procedura mund të shpejtohet. Besoj se liberalizimi i vizave do të ndodh në pjesën e parë të vitit tjetër.

Radio Kosova: Janë edhe pesë vende të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. A paraqesin këto vende ndonjë problem?

Christian Hoferer: Sigurisht, është një problem i madh. Kjo më së miri ka mundur të shihet në rastin e EULEX-it, i cili pikërisht për shkak të këtyre pesë vendeve ka punuar në Kosovë mbi bazën e statusit neutral. Për fat të keq duhet pranuar se kjo ka dobësuar edhe rolin e BE-së në Kosovë. Ajo që mund të themi është se të pesë vendet që ende nuk e kanë njohur deri më tani Kosovën, e bëjë këtë për shkak të motiveve egoiste. Spanjë për shembull për shkak të çështjes së Katalonisë edhe pse rasti i Kosovës është krejt ndryshe, sepse këtu fjala ka qenë për konflikt ndëretnik, kurse motivet e Katalonisë për ndarje nga Spanja janë motive ekonomike. Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor janë pjesë e hartë së BE-së dhe siç mund të shihet nga harta, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuara nga vendet anëtare të BE-së, prandaj, pa anëtarësimin e tyre në BE, kjo hartë nuk do të jetë e plotë.

Radio Kosova: Në një artikull tuajin më herët keni folur për tolerancën fetare në Kosovë, por keni tërhequr gjithashtu vërejtjen se Turqia dhe vendet tjera po shtrijnë ndikimin e vet në Kosovë dhe Ballkan.

Christian Hoferer: Po. Kam prezantuar faktin, që Turqia po rrit ndikimin e saj këtu përmes ndërtimit të objekteve fetare, investimeve ekonomike, si janë aeroporti, rrjeti i distribucionet etj. Ky është realiteti, por unë nuk akuzoj Turqinë, unë fajësoj Bashkimin Evropina që ka shpërqendruar vëmendjen nga Ballkani dhe Kosova, sepse ashtu si Turqia edhe vendet perëndimore duhet të ishin aktiv me investime dhe afrimin e Kosovës me BE-në. Por, ne jemi shumë të ngadalshëm, duke krijuar vakum, i cili pastaj po mbushte nga vende si Turqia, por edhe vendet tjera, të cilat nuk sjellin vetëm investime dhe para, por edhe një pjesë të kulturës së tyre. Unë çmoj tolerancën fetare që ekziston në Kosovë dhe këtë e kam përjetuar vetë me rastin kur ndodhi përurimi i Katedrales Nëna Terezë në Prishtinë, ku kam qenë i ulur afër besimtarëve myslimanë shqiptarë që kanë marrë pjesë në ceremoninë përuruese dhe kjo është një vlerë shumë e madhe për këtë popull, këtë vend dhe këta njerëz./Intervistoi: Fadil Gashi/RTKLive

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close