Advertisements

Dëbimi i madh i shqiptarëve nga Sanxhaku I Nishit-Harresa historike nuk guxon të ndodhë!

shkruan Fahri Xharra

Shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe metodat më mizore dhe më barbare, për çka dëshmojnë edhe vetë serbët, por kjo dëshmi i kishte edhe manipulimet e veta. Për mënyrën e shpërnguljes së shqiptarëve, një mësues i atëhershëm i Leskovcit, Josif H. Kostiqi, shkruan: “Ka pasur shumë turq (lexo shqiptarë) të cilët zhveshur e zbathur, nëpër të ftohtit më të madh të dhjetorit, nëpër borë i lanë në Leskovcë shtëpitë e tyre me plot gjëra.

Atë natë shumë fëmijë në qerre apo në djep, në krahët e nënave, kanë vdekur nga të ftohtit e madh derisa familjet turke (lexo shqiptare) kanë ikur përgjatë luginës së lumit Morava, nëpër të ftohtit më të madh. Pranë rrugës gjatë Grykës së Gërdelicës, deri te Vranja dhe Kumanova, nga janë tërhequr familjet turke (lexo shqiptare) shihen fëmijët e hedhur, të vdekur dhe pleqtë e ngrirë. Tërheqja ishte tragjike, buajt dhe qetë i tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, e saja kishte pak… dhe kështu kryhej spastrimi etnik në marrëveshje me Turqinë…..

Janë emrat e vendbanimeve shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të dëbuar nga serbët)

Kështu sipas një shënimi historiografik, nga periudha 1800 e deri në vitin 1875, ceket se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartpërmendura dhe nga Lugina e Moravës, siç thotë aty, rreth 150.000 banorë shqiptarë. Popullsia shqiptare në trevat e Sanxhankut të Nishit, ishte e vendosur kryesisht në këto vendbanime:

-Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Kepanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Nujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një në qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethinë të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova,Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekës), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha; Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; -Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me (e paza pas M) , Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (një në qarkun e Toplicës e një në atë të Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, përkatësisht Pllashniku i Epërm, Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një në qarkun e Vranjës e tjetri të Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Epërme, Reqica e Poshtme (në Toplicë), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, përkatësisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternava e Epërme, Ternava (Nish), Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanicë), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej 551 vendbanime. Mirëpo ekzistojnë edhe vendbanime të tjera. Numri i të cilave sillet rreth 700 vendbanime. (Të dhënat nga Stefan L. Popoviq-Putovanje po Novoj Serbiji. Beograd, 1950).

 

Loading...
Advertisements
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close