Advertisements

Dy rusë të cilët dyshohen të implikuar në çështjen Skripal, shpallen në kërkim të policisë britanike

Loading...

ATSH-AFP/ – Policia britanike njoftoi sot lëshimin e dy mandatarresteve për dy shtetas rusë në lidhje me çështjen e helmimit me “Noviçok” të ish-agjentit rus, Serguei Skripal dhe vajzës së tij Julia, në Angli, të identifikuar si Aleksander Petrov dhe Ruslan Boçirov.

Megjithatë, këto dy emra konsiderohen si pseudonime, sipas shefit të antiterrorizmit, Neil Basu, gjatë një konference për shtyp, duke i bërë thirrje publikut që t’i identifikojë.

“Me shumë mundësi ata udhëtojnë me pseudonime që nuk janë emrat e tyre të vërtetë. Ata kishin pasaporta ruse që mbanin këto emra”, shtoi ai.

Në një komunikatë, prokuroria britanike theksoi se ka ngritur kundër dy rusëve tre akuza: “Konspiracion me qëllimin për të kryer një vrasje, përpjekje për vrasje kundër Skripal dhe një polici britanik i cili ishte kontaminuar gjat dhënies së ndihmës (…), si dhe përdorim dhe mbajtje të Noviçokut, një agjent i fuqishëm helmues”.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close