Advertisements

Dy spiunë rusë u dëbuan nga Hollanda,lidhja e tyre me rastin Skripal?

Dy spiunë rusë u arrestuan në Holandë, me ndihmën e shërbimit të inteligjencës ushtarake holandeze MIVD, në pranverën e kaluar. Të dy ishin në rrugën e tyre për në Zvicër për të hyrë në një laborator që bën aktualisht hetime që mund të ndikojnë negativisht Rusinë, raporton NRC bazuar në hulumtimet e veta.

Të dy rusët po planifikonin të futeshin në laboratorin Spiez, sipas gazetës. Laboratori aktualisht po heton sulmet me gaz helmues nga regjimi sirian, një aleat i Rusisë, si dhe vrasjen në tentativë të agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal në Angli. Sipas britanikëve, Rusia ishte pas sulmit ndaj Skripal. Rusët po mbanin pajisje për t’u futur në një rrjet kompjuterik kur u arrestuan.

MIVD nuk do të konfirmojë arrestimet në NRC . Shërbimi Zviceran i Zbulimit NDB i konfirmoi gazetës se spiunët rusë u zbuluan në Hagë dhe u deportuan. NDB ishte duke punuar me autoritetet holandeze dhe britanike mbi këtë rast, dhe arrestimet penguan “veprime të paligjshme kundër një infrastrukture të ndjeshme zvicerane”, sipas NRC./Pi

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close