Advertisements

Edhe katër fitore dhe futbollistët e përfaqësueses së Kosovës do të bënin historinë,e mundshme!?

A do ta arrije Kosova suksesin e Shqipërisë e cila arriti që në vitin 2016 të kualifikohet për finalen e Europianit në futboll?!

Vështirë,por pavarësisht kësaj Kosova ka mundësinë e artë që me anë të Ligës së Kombeve të marrë pjesë në finalet e Europianit të vitit 2020 dhe këtë mund ta bëjë e ndihmuar edhe nga mundësitë e arta që jep Liga e Kombeve,shkruan TOP chanel.
Ajo e mbron Kosovën nga skuadra të “frikshme” si Franca, Spanja, Gjermania, por edhe të tjerave të një niveli mesatar, duke e vendosur atë në League D, ku ndodhet në grup së bashku me Ishujt Faroe, Azerbajxhanin dhe Maltën, kombëtare thuajse të të njëjtit nivel.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Challandes i ka bërë një nisje mjaft të mirë këtij kompeticioni, duke marrë një barazim në transfertën e vështirë të Azerbajxhanit, ndërsa një natë më parë mposhti në stadiumin “Fadil Vokrri” Ishujt Faroe me rezultatin e pastër 2-0.

Tashmë, kur kanë mbetur 4 ndeshje në grup, Kosova, në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera, do të mund të merrte vendin e parë në grup edhe me vetëm 2 fitore, me 10 pikë.
Vendi i parë do t’i mundësonte më pas të zhvillonte edhe dy ndeshje të tjera me fituesit e 3 grupeve në këtë ligë.

Me shumë mundësi, duke pasur parasysh edhe ndeshjet e para, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia, janë kundërshtarët e mundshëm. Në rast se Kosova do të arrijë të fitojë në “gjysmëfina” e pastaj në “finale”, do të siguronte një biletë në Europian.
Duke parë që mundësinë janë që me vetëm 4 fitore ndaj kundërshtarëve, të paktën në letër të barabartë, mund të sigurojë vendin e parë në këtë ligë, atëherë mund të themi se ky kompeticion duhet shfrytëzuar maksimalisht nga Kosova të bëjë historinë, që vetëm brenda 2 viteve në UEFA, të marrë pjesën në fazën finale të Kampionatit Europian.përfundon shkrimin /Top Channel

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close