Advertisements
 

Është gjetur një vulë 2 700-vjeçare

ATSH-AA/ – Arkeologët kanë zbuluar një vulë 2 700-vjeçare të epokës së mbretërisë Urartu në provincën turke Elazıg, sipas shtypit vendas.

Vula është gjetur në kështjellën e Harputit, ku një ekip arkeologësh janë duke kryer gërmime.

Kështjella është ndërtuar në shekullin e 8-të para Krishtit, gjatë periudhës së mbretërisë Urartu, ndërsa më pas ajo ka qenë nën sundimin e shumë civilizimeve të tjera, përfshirë atë romake, sasanide, bizantine, abaside, selçuke dhe së fundmi osmane.

Në këtë kështjellë Harput gjenden gjurmë të civilizimeve të ndryshme, që zbulohen vazhdimisht përmes gërmimeve arkeologjike.

Një prej tyre është edhe vula prej guri, e cila në fakt është përdorur si vulë cilindrike.

Kjo vulë cilindrike i përket shekullit VII para Krishtit. Ajo flet për kompetencat e personave të rëndësishëm gjatë periudhës së mbretërisë Urartu dhe për nocionin e pronës private.

Vulat e para janë bërë prej argjile dhe më pas prej guri dhe metali.

Në pjesën e sipërme të kësaj vule gjendet figura e dhisë me krahë, ndërsa anash figura e kalit me krahë./

Loading...
Advertisements

Editor

Next Post

Boronicat, të mrekullueshme për organizmin

Thu Sep 13 , 2018
ATSH/ – Përveçse ruajnë shëndetin e zemrës dhe ngadalësojnë plakjen e trurit, boronicat forcojnë imunitetin dhe kockat, si dhe përmirësojnë shikimin natën. Rekomandohet ngrënia e një grushti boronicash për çdo ditë. Boronicat janë një aleat i vërtetë për eshtra të shëndosha dhe lëkurë të bukur. Vlerat ushqyese zvogëlojnë rrezikun e […]
është portal informativo-edukues pa tendencë senzacioni .I themeluar si projekt privat ,për të mbështetur tërë atë potencial krijues artistik,letrar,sportiv,si dhe informimin për aq sa është e mundur objektiv ,mbi gjendjen politiko-ekonomike në trojet shqiptare dhe në botë!
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close