Advertisements
 

Është promovuar libri “Po shkruej për vedi e Shkodrën”

ATSH/ – Libri “Po shkruej për vedi e Shkodrën” i autorit Simon Rrota është promovuar sot nga Muzeu Historik Kombëtar dhe botimet “Fishta”, ku kujtimet e piktorit Simon Rrota (1887-1961), të ruajtura me përkujdesje të adhurueshme prej familjarëve, janë kuruar në këtë libër nga Pjetër Logoreci.

Në këtë libër shënohen kujtime nga bashkëpunimi i piktorit dhe mjeshtrit Kolë Idromeno si dhe me poetin kombëtar At Gjergj Fishta për skenografinë e shfaqjeve teatrore që poeti përgatiste në teatrin e sapothemeluar prej tij në Kuvendin françeskan në Gjuhadol.

Në këtë libër përcillen edhe kujtime nga jeta e përditshme qytetare e Shkodrës të fillimit të gjysmës së parë të shekullit të XX.
Këtë aktivitet e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, i cili vlerësoi figurën dhe artin e Simon Rrotës në një kohë kur Shqipëria kishte më së shumti nevojë për art për të vazhduar më tej luftën për pavarësinë e vendit.
Folën rreth botimit të librit “Po shkruej për vedi e Shkodrën” të autorit Simon Rrota, edhe Pjetër Logoreci, kuratori i librit dhe botuesi Frano Kulli.

Loading...
Advertisements

Editor

Next Post

Kujdes me kufijt në Tokat Shqiptare!

Wed Sep 12 , 2018
Si sot, ashtu edhe gjatë viteve 1878-1959( madje edhe në kohën e Millosheviqit), luhej e njejta lojë! Ndryshim kufijsh si atëherë edhe sot! Kërkuesi i ndryshimit të kufijëve është i njejti subjekt-Serbia! Çështja e ndryshimit të kufijve është aktualizuar sidomos këta shekujt e fundit, gjegjësisht mund të përmendim afërsisht nga […]
është portal informativo-edukues pa tendencë senzacioni .I themeluar si projekt privat ,për të mbështetur tërë atë potencial krijues artistik,letrar,sportiv,si dhe informimin për aq sa është e mundur objektiv ,mbi gjendjen politiko-ekonomike në trojet shqiptare dhe në botë!
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close